Berisha: Greva e urisë është opsion i mundshëm, nga parlamenti nuk largohemi!

E mërkurë, 01 November 2023 15:08

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, e theksoi me forcë sot para mediave, rëndësinë që i kanë kushtuar pjesëmarrjes në Kuvend, në institucione dhe mosbojkotimit kurrë të tyre.

"Absolutisht! , -tha Berisha në përgjigje të pyetjes së një gazetari për këtë çështje - Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve, që çdo opsion, përfshi grevën e urisë, është 100 përqind i mundshëm. Ne nuk e dorëzojmë Kushtetutën. Ne nga parlamenti nuk largohemi, por në parlament do mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit, që janë njëkohësisht të drejta kushtetuese të gjithë atyre që kanë votuar opozitën."

 

"Rama e ka shkatërruar institucionin themelor të demokracisë"

"Këto po i bën Edi Rama, - vijoi më tej kreu i PD.- Edi Rama të zbatojë Kushtetutën në parlament, të zbatojë rregulloren dhe të jeni të sigurt se edhe në këto kushte, të cilat ai i krijoi që ne të braktisim parlamentin, ne nuk po e braktisim. Ju e shihni. Ky qëndrim është një respekt që tregojmë ne për institucionin themelor të demokracisë së një vendi, të cilin e ka shkatërruar Edi Rama me përjashtimin e pluralizmit."

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...