Berisha: Jam këtu për t’u thënë qytetarëve se kjo betejë është për secilin prej jush, për fëmijët tuaj!

E mërkurë, 01 November 2023 15:10

Lideri i PD-së, Sali Berisha, iu bëri të ditur sot qytetarëve shqiptarë se beteja politike që deputetët e opozitës kanë nisur në Kuvend dhe që vazhdoi edhe sot në komisionet parlamentare, është për të drejtat e qytetarëve, për dinjitetin e qytetarëve shqiptare. "Atë po mbrojmë ne, nuk mund të rrimë në parlament si rrogëtarë dhe të mos përmbushim misionet për të cilat na keni votuar", 0 theksoi Berisha para mediave duke dalë nga Kryesia e Kuvendit.

"A nuk presin qytetarët tanë, të dinë pse kryeministri i tyre u mor një orë e gjysmë në aeroportin e Nju Jorkut?! - ngriti pyetjen Berisha. - A nuk presin qytetarët të dinë lidhjen e tij me McGonigal, që ka pranuar çdo fajësi për dosjen shqiptare? Po në dosjen shqiptare kush është protagonist? Është Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza.

 

A nuk keni dëgjuar ju shumë e shumë biznesmenë që u zhvatën, u ropën nga kjo bandë, nga ky grup i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën?

A nuk jeni ju dëshmitarë se një kompanie ruse, të përzier, iu hoq licenca për t’iu dhënë Oleg Deripaskës?

 
 

A janë këto të domosdoshme që një komb t’i dijë, që një vend t’i dijë?

A nuk kanë të drejtë qytetarët të dinë se kryeministri i një vendi që po varfërohet, që po braktiset, përdor avionin si një taksi me shpenzime shtetërore, e përdor atë për vikende, e përdor si ta kishte si pronë personale?

A ndodh kjo tjetërkund? Ju garantoj se nuk ndodh, se po ndodhi, lihet automatikisht detyra.

Ka ndodhur njëherë që një ministër i një vendi të madh evropian, mori një avion ushtarak dhe shkoi një natë apo dy pushim në Spanjë. U kthye dhe la detyrën sapo u kthye në vendin e tij. Ka rregulla, por për këtë nuk ka asnjë rregull.

Ky sillet si një bandit, e konsideron Shqipërinë si një sulltanat, e konsideron opozitën si armike, që nuk duhet të ekzistojë.

Ndaj dhe unë jam këtu për t’u thënë qytetarëve se kjo betejë është për secilin prej jush, kjo betejë është për fëmijët tuaj, kjo është betejë për ju, për të drejtat tuaja, për dinjitetin tuaj. Atë po mbrojmë ne, nuk mund të rrimë në parlament si rrogëtarë dhe të mos përmbushim misionet për të cilat na keni votuar. Ndaj dhe sot, grupi bllokoi mbledhjen e kryesisë me kërkesën: të plotësohen kërkesat tona kushtetuese."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...