'Një i dënuar del në show televiziv, i padënuari Beleri s'lejohet të betohet'

Premte, 03 November 2023 11:34

Nga Ylli Manjani

Dhe që ta vijojmë ende sagën e dyfytyrësisë sonë politike e shtetërore:

 

Një të dënuari i jepet leje e posaçme që të jetë në një show televiziv, ndërsa të PADËNUARIT Beleri, nuk i jepet mundësia të bëjë betimin dhe të marrë formalisht detyrën që ia dha populli i Himarës.

Mos na thoni më se është punë ligji, pash zotin!

 
 

Jo ore jo është dhunim skandaloz e me pasoja të rënda e sistemit Kushtetues në vend. Më saktë është dhunim i vullnetit të Himarës.

Është legjitimim i diskriminimit social me motive etnie. Diskriminim që e bën politika zyrtare për të nxitur nacionalizmat fallco të turmës së çoroditur.

E përsëris, nuk më duhet fare se ç'thotë shteti Grek, sepse kjo që bën shteti jonë në territorin tonë është ANTIKUSHTETUTË, ANTIDEMOKRACI e ANTISHQIPËRI.

Po lë mënjanë në këtë arsyetim edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut...

Turp e faqja e zezë!
------

P.S. Edhe mos na hapni barkun me shkumë nacionaliste kundër "kriminelit" të supozuar Beleri. Mi kurseni edhe përrallat me "djegie flamuri" se me atë flamur po fshin menderen qeveria jonë.

Kush do të bëjë komente jashtë kontekstit që kam shkruar, i lutem të komentojë tek shurrtoret online të nacionalizmave fallco.

Jo këtu.

Login to post comments