Nga Tritan Shehu:
Keq perdorimi i kolegeve socialiste!
Deputete socialiste mbledhin firmat per te perjashtuar koleget e tyre demokrate nga seancat!
Nje dacibao si dikur kjo, kete here nga deputetet kunder deputeteve.
Nje keperdorim i populizmave te rregjimeve!
Koleget socialiste, pavaresisht pozicioneve te tyre politike, duhet se paku te respektojne ne heshtje koleget e tyre opozitare gjate protestave qe ata bejne.
Jo ralle kane protestuar edhe ata ne opozite, edhe ashper, e drejta e tyre ishte ajo!
Ashtu si sot eshte e drejta e opozites.
Pa perjashtuar ketu dhe te drejten e deputeteve te maxhorances per te protestuar edhe ata ndaj shkeljes se normave me elementare te parlamentarizmit tashme.
Sepse ne fund te fundit, duke prekur te drejtat e deputeteve, Kushtetuten, rregulloren etj sic po ndodh sot, jane neperkembur ne realitet dhe ato te kolegeve te maxhorances.
Prandaj nuk ka pse te perfshihen e vendosen koleget e majte me lista te gjata te firmosura , perballe depuetetve te opozites.
Nuk eshte as etike kjo, nuk ndodh ne asnje Parlament te demokracive.
Kuvendi ka instrumentat per te kerkuar edhe masa ndaj deputeteve te vecante.
Ka organizma e institucione legale per te bere kete, qe drejtojne Kuvendin, te zgjedhura e kontrolluara nga maxhoranca ne fakt.
Por sic duket edhe keto mekanizma, duke e kuptuar spiralen e rrezikeshme ku e kane futur Kuvendin e parlamentarizmin shqiptar me arbitraritetet e tyre.
Tashti nuk kane as guximin per te dale perballe opozites.
Por fshihen si skutha mbas kerkesave kolektive per masa ndeshkimore, te firmosura ne rresht nga koleget socialiste…
Pa dyshim te keq perdorur keta!