Një ditë pas përplasjes në Kuvend, Ilir Meta ka shkuar këtë të premte në zyrën e Sali Berishës.
Nuk dihet ende se për çfarë do të diskutohet në këtë takim, por kujtojmë deklaratën e Metës se lidhur me protestën që po zhvillojnë në Kuvend deputetët e opozitës, Partia e Lirisë e mbështet.
Një ditë më parë Kuvendi u kthye sërish në një arenë rezistence nga opozita, e cila bllokoi zhvillimin normal të seancës për shkak të mos plotësimit të kërkesave të saj legjitime dhe Kushtetuese nga ana e mazhorancës për ngritjen e komisioneve hetimore, për plotësimin e anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore...