‘Grupi i strukturuar kriminal i Prokurorisë së Elbasanit është sot në SKAP'

Saturday, 04 November 2023 14:05

 

"Taulant Balla dhe Qazim Sejdiu kanë sjellë në SPAK nga Elbasani, tre prokurorët mbrojtës të bandës së Elbasanit dhe të krimeve të tyre: Alfred Shehun, Enkeleida Millonajn dhe Kreshnik Ajazin." 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili ka dhënë detaje dhe ka kërkuar që ato të bëhen publike, lidhur me tre prokurorët e korruptuar dhe të katapultuar nga organizatat kriminale në SPAK me mbështetjen e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

 

Në shënimin e tij në Fb, Berisha shkrua si më poshtë: “Grupi i strukturuar kriminal i Prokurorisë së Elbasanit është sot në SKAP. Më poshtë vetëm disa nga krimet e këtij grupi.

Anëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që prishi provat e mbrojti Ballën dhe shkatërroi përgjimet që faktonin implikimin e tij direkt në krime dhe vrasje. 

 
 

 Anëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që gjendet sot në SKAP, mashtruan opinionin publik shqiptar edhe për vepra të tjera penale në të cilat implikohet direkt Taualant Balla dhe banditi i tij Mehmet Greca.

Anëtarë të këtij grupi kriminal mbrojtën kapobandën e krimit të organizuar dhe mafies së Elbasanit Qazim Sejdin. Për këto dhe të tjera lexoni mesazhin e prokurorit dixhital" nënvizon Berisha dhe përcjell mesazhin:

“Përshëndetje doktor,  jam prokuror në SPAK. Me këtë rast dua t’ju falenderoj për denoncimin e grupeve të strukturuara kriminale në SPAK. 

Ju lutem informoni publikun se Taulant Balla dhe Qazim Sejdiu kanë sjellë në SPAK nga Elbasani, tre prokurorët mbrojtës të bandës së Elbasanit dhe të krimeve të Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit: Alfred Shehun, Enkeleida Millonajn dhe Kreshnik Ajazin. 

Këtyre prokurorëve iu doli Taulant Balla në përgjime si porositës vrasjesh. Por prokurorë dhe gjyqtarë vendosën prishjen e përgjimeve për të mbrojtur Ballën.

Prokurori Alfred Shehu, për të mbrojtur Taulant Ballën, mashtroi publikisht para mediave më datë 22 prill 2021 se në makinën e Mehmet Grecës, anëtar i bandës së Elbasanit, trafikant i dënuar 7 vite në Britaninë e Madhe për trafik droge dhe anëtar kryesor i shtabit elektoral të Ballës, nuk kishte material elektoral. Ndërkohë që sipas procesverbalit të kontrollit të policisë, makina e Grecës ishte plot euro, karta identiteti të mbledhura nga qytetarët dhe fletë votimi.

Prokurorja Enkeleida Mellonaj ishte prokurorja që mori në Elbasan dosjen e skandalit të vjedhjes me inceneratorin e Elbasanit. Qazim Sejdini falsifikoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nuk shpërndau asnjë material, as dhe proces verbal.  Për më tepër, Qazim Sejdiu mori tokën e qarkut dhe jo të bashkisë Elbasan. Por Millonai e mbuloi këtë falsifikim këtë vepër kriminale. Në rast se kërkoni në Elbasan do të gjeni fatografitë e saj me Suel Çelën.

Prokurori Kreshnik Ajazi, vëllau i ish-këshilltarit të Taulant Ballës dhe deputetit të PS-së, i kërkoi gjykatës dhe shkatërroi përgjime të autorizuara po nga gjykata në të cilat dilnin qartë lidhjet e Ballë me bandën e Elbasanit, me vrasje dhe vepra të tjera të rënda.”

Login to post comments