Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pas skandalit sot në kryesinë e Kuvendit, kur deputetët e opozitës nuk u lejuan të zhvillojnë veprimtarinë e tyre si ligjvënës.
“Parlamenti nuk është pronë private!
Deputetët e opozitës përfaqësojnë mbi 600 mijë votues!
Mandatet e deputetëve të opozitës janë të shqiptareve e nuk ua ka dhuruar as Rama e as Nikolla!
Kjo që po ndodh është më shumë se shkelje e ligjit dhe Kushtetutës, është rikthim i diktaturës. Kështu filloi dhe në ‘46.
Rrini në shtëpi e prisni tani…”, shkruan ai.