Deputetët e opozitës kanë arritur të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Mbledhja e këtij komisioni është mbyllur vetëm pak sekonda pasi kishte nisur.
Kjo për shkak të situatës së tensionuar të krijuar jashtë dhe brenda godinës së Kryesisë së Kuvendit, nga deputetët e opozitës.
Deputetët e opozitës që ndodheshin në Komisionin e Ligjeve, nuk kanë lejuar zhvillimin normal.
Më pas kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka, tha se mbledhja shtyhet sepse është e pamundur që të mbahet.
Ligjvënësit e opozitës po protestojnë duke kërkuar rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese.
Ndërkohë deputeti i PS-se, Arben Pëllumbi, pranoi se urdhri për të mos lejuar deputetët në kryesine e Kuvendit ishte gabim.