Berisha: As Lukashenko dhe as Putini nuk kanë vepruar kështu! Zemërimi i shqiptarëve do bjerë mbi Ramën

Hënë, 06 November 2023 13:13

Nga dritarja e kryesisë së Kuvendit, kreu demokrat, Sali Berisha foli për mediat.

“Ata që janë aty janë të gjithë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë me imunitet.

 

Kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti, deputetët nuk janë ndaluar të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Frika dhe tmerri i Edi Ramës, bënë që ai të urdhërojë Lindën e tij në aktet më të turpshme, më antiligjore.

 
 

Kjo sallë këtu është salla e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD.

Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga mbledhja e grupit parlamentar të PD.

Shikoni deri ku arrin verbëria e tyre politike.

Pra, sipas tij, ata që i përjashton ai nga aktiviteti parlamentar, nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar.

As Lukashenko, as Putini nuk mund të japin dhe nuk kanë dhënë ndonjëherë një urdhër të tillë.

Kjo është fytyra e Edi Ramës, ky është morali i Edi Ramës.

Ja ku jemi këtu ne, të mbledhur.

Ne vazhdojmë betejën tonë.

Siç e shihni ne po mbrojmë Kushtetutën nga një bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, i cili i tmerruar nga grupi parlamentar dhe PD, jep urdhra të tillë që nuk i ka dhënë kush kurrë.

Ne kemi mbledhjen e grupit parlamentar, deputetët ja ku janë, nuk lejohet kryetari i grupit me ardhë në mbledhje.

Histori më të turpshme nuk ka.

Por e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi.

Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqen, por ti po tregon fytyrën dhe moralin tënd të vërtetë si pasardhës i xhelatëve të dikurshëm të popullit shqiptar.

Kështu po sillesh me parlamentin.

Pasojat do bien mbi ty, zemërimi i shqiptarëve do bjerë mbi ty.

Turp, 1 mijë herë turp!” tha Berisha.

Login to post comments