Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, shkelje e ligjit ndërkombëtar?

Tuesday, 07 November 2023 12:23

Marrëveshja e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët ka ngritur shumë shqetësime. Sipas Elly Schlein, sekretare e Partisë Demokratike në Itali, marrëveshja duket se shkel rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës evropiane, shkruan media italiane informazione.it.

Ajo shprehu nevojën për të shqyrtuar më me kujdes protokollin, por përsëriti dyshimet e shprehura edhe nga Pierfrancesco Majorino, kreu i politikave të migracionit të sekretariatit kombëtar.

Majorino e përshkroi marrëveshjen si “një lloj Guantanamo italiane, jashtë çdo standardi ndërkombëtar, jashtë BE-së” dhe nënvizoi mungesën e mundësisë për të kontrolluar kushtet e ndalimit të personave të mbyllur në qendra.  

Marrëveshja parashikon ankorimin e emigrantëve në Shëngjin dhe më pas renditjen e tyre në Gjadër. Kostot do të përballohen nga Italia, por policia shqiptare do të bashkëpunojë.

Marrëveshja e fundit me Italinë, e kthen Shqipërinë në një vendstrehim për refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme. Qendrat që do të presin emigrantët e paligjshëm të cilët janë si destinacion Italinë, do të ndërtohen në Shëngjin dhe Gjader.

Marrëveshja për emigrantët ka ngritur shumë pikëpyetje ligjore dhe humanitare. Ndërsa disa e shohin atë si një zgjidhje praktike për problemin e migrantëve, të tjerë e konsiderojnë atë një shkelje të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar.

Login to post comments