Berisha: Firma e Ramës me Melonin është e pavlefshme sepse është nën hetim ndërkombëtar dhe kërkon të shpëtojë menderen

Tuesday, 07 November 2023 13:20

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, komentoi sot edhe marrëveshjen e mjegullt për pranimin e refugjatëve që Kryeministri Edi Rama nënshkroi me Kryeministren italiane Georgia Meloni, në një akt të paprecedentë dhe në fshehtësi të plotë deri në momentin e firmosjes.  

Por, Berisha, u shpreh fare kthjellët mbi arsyet e nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga Rama, ndërkohë që solli në vëmendje se si kishte vepruar Shqipëria me Italinë në periudhën e qeverisjes së PD-së për çështjet e refugjatëve.   

 
 

Berisha nënvizoi: "Duke shprehur respektin tim për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, më duhet t’i them se firma e Edi Ramës në atë marrëveshje është e pavlefshme. Është e pavlefshme sepse Edi Rama është kryeministër nën hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të lehtësuar dhe shpëtuar menderen e tij nga ai hetim ndërkombëtar i pashpresë.

Edi Rama është bashkëfajtor me McGonigal, aq sa ka pranuar McGonigal përpara gjykatësit të Uashingtonit, por edhe disa të tjera që ne do ia dërgojmë gjykatës dhe Kongresit të SHBA në hetim. Në këtë kontekst, asnjë lloj firme e tij nuk ka më vlerë.

 
 

Së dyti, Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur nga qeveria e PD, asokohe ministër i Brendshëm ka qenë, i ndjeri president i Italisë, Giorgio Napolitano. Në këtë marrëveshje, me vendin mik ramë dakord, që çdo emigrant që kalon nga Shqipëria në Itali, i vendeve të tjera, të kthehet në Shqipëri për t’i nsur në vendin e tij. Pra, marrëveshja është e tillë. 

Atë zotim, Edi Rama e ka marrënë emër të trafikantëve të skllevërve njerëzore. Shqipëria ka potencialet trafikante ndër më të lartat në Europë dhe Edi Rama e don të ushqejë Gjokët dhe bandat e tjera të tij me trafiqe të shumëllojta. Pra, përsëri është firmë kallp.

Ne, njohim marrëveshjen që kemi firmosur me Italinë për të rikthyer në Shqipëri ata emigrantë të huaj që mund të kalojnë nga Shqipëria në Itali.

Përndryshe u them miqve të mi italianë mos harroni se sipas statistikave të Eurostat, nga viti 2014 deri në vitin 2021, janë larguar më shumë se 100 mijë shqiptarë çdo vit për në Itali, Greqi dhe në hapësirën e Shengenit. Ndaj dhe ai nuk ka asnjë autoritet moral dhe as ligjor, se është në ndjekje ndërkombëtare, të firmosë në emër të Shqipërisë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...