Gazetari italian: Kjo është një marrëveshje personale mes Melonit dhe Ramës. Reagimet kanë qenë të shumta

Tuesday, 07 November 2023 22:30

Gazetari italian, Alessandro Mantovani gjatë një interviste të dhënë për Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, është shprehur se marrëveshja mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës, është personale mes tyre, dhe nuk është diskutuar me asnjë tjetër. 

Sipas Mantovanit, ka pasur reagime të shumta nga politika italiane, por më së shumti nga e majta.

‘Ne kemi kuptuar se ka qenë një marrëveshje personale mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës, të cilët kanë përjashtuar ministrat e tjerë për këtë çështje.

 
 

Ne ende po përpiqemi që të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht dhe çfarë është propagandë nga ana e qeverisë italiane. Unë nuk besoj se kjo marrëveshje do të zgjidhë problemin e emigrimit të parregullt në vendin tonë.

Për aq sa dimë, ka qenë një negocim që prej muajit gusht kur Meloni ishte në Shqipëri, por unë besoj se në lidhje me përkufizimin konkret se si do të funksionojnë këto qendra, kjo marrëveshje ka shumë akoma për të bërë.

Reagimet kanë ardhur më shumë nga partitë e qendrës së majtë, të cilët shqetësohen për të drejtat e emigrantëve. Dhe ata parti nga e djathta, që kanë pasur të bëjnë me efikasitetin e kësaj marrëveshje. Sepse edhe pse nëse do të jenë përkohësisht në Shqipëri, në pritje të përcaktimit apo përmbylljes së kërkesave të azilit, këta persona më pas do të dalin nga qendra dhe do të kthehen në Itali.

Teorikisht mund të rrëzohet, por më duket shumë e vështirë sepse mazhoranca e Giorgia Melonit është shumë e fortë, por ne nuk jemi të sigurtë nëse marrëveshja duhet të aprovohet nga parlamenti. Duhet ta lexojmë dhe ta kuptojmë që me siguri, parlamenti italian duhet të bëjë një ligj në lidhje me këtë’, tha gjatë intervistës në SYRI TV, gazetari italian Alessandro Mantovani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...