'Die Presse': BE rrëzon planin e Italisë për refugjatët në Shqipëri, e cilëson të paligjshëm

Tuesday, 07 November 2023 22:34

Gazeta e njohur austriake, ‘Die Presse’, raporton se Brukseli ka rrëzuar planet e Italisë dhe Austrisë për azilantët.

Njësoj si Italia, e cila planifikon të ngrejë dy qendra refugjatësh në Shqipëri, edhe Austria ka një projekt të ngjashëm. 

Por gazeta shkruan se Brukseli i ka penguar këto plane, duke thënë se janë të paligjshme.

“Komisioni i BE-së u thotë jo procedurave të jashtme të azilit te vendet e treta. Planet si ato që Austria po ndjek në Afrikë apo Italia në Shqipëri, janë të paligjshme,” shkruan gazeta.

 
 

“Vetëm javën e kaluar, ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner ra dakord me homologen e tij britanike, Stella Brverman për të punuar ngushtë së bashku për çështjet e azilit.

Londra po përpiqet të gjejë mbështetje nga ish-partnerët e BE-së për idenë e qendrave të jashtme të azilit në Ruandë dhe deri tani ka mundur të fitojë mbështetjen e kryeministres së Danimarkës, Mette Frederikson.

Kryetarja e qeverisë italiane, Giorgia Meloni kërkon gjithashtu të vendosë dy qendra të tilla azili në Shqipëri për të ridrejtuar fluksin e emigrantëve.

Por Komisioni i BE-së po i minon këto plane. Brukseli thotë se zhvendosja e procedurave të azilit në vendet e treta është e paligjshme. Sipas ligjit aktual të azilit, aplikimet për azil mund të bëhen vetëm në territorin e një shteti anëtar dhe jo jashtë, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së,” shkruan gazeta.

Login to post comments