Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në unazën e re, pranë zonës së kopshtit zoologjik.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se ka humbur jetën, studenti i akademisë së rendit, i identifikuar si Arjon Shahaj.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.