Berisha: Gjoka është një gjykatëse kriminale, Kraja një zuzar i Sigurimit kurse Millonai, një skllave e Ballës

E Enjte, 09 November 2023 15:29

 

PD zotohet se së bashku me shqiptarët do shpëtojë Shqipërinë nga kjo klikë e urryer që nuk ka ligj dhe as moral, Kushtetutë dhe as të drejtë."

"Edi Rama është i tmerruar nga beteja pa kthim e opozitës në parlament për të drejtat kushtetuese", tha para mediave sot në një konferencë shtypi të posaçme, kryetari i PD-së, Sali Berisha duke komentuar sulmin që po i bëhet opozitës dhe kryetarit të saj në veçanti, nga mekanizmat e kryeministrit në sistemin e drejtësisë, të cilët i etiketoi si "laro" duke u nisur edhe nga historiku i tyre në detyrë.   

"Larot e tij, kafshët e fermës oruelliane, - tha Berisha. -  gjykatësja kriminele, e shkarkuar nga Sali Berisha si keqbërëse për korrupsion, Gjoka.

Prokurori xhelat i Sigurimit të Shtetit, Kraja që është larguar nga drejtësia me ligjin e lustracionit, iniciativë e Sali Berishës, asokohe President republike dhe që qëndron sot në detyrë si një zuzar, pa ligj dhe moral, në dhunim flagrant të ligjit organik të prokurorisë, i cili i bazuar në nenin 6 të Kushtetutës, e nxjerr jashtë shërbimi këtë kriminel për të shkuarën e tij të zezë.

 
 

Prokurorja Enkeleda Millonai, e denoncuar dhjetëra herë nga Sali Berisha për lidhjet e saj me bandën e Elbasanit, dhe që si skllave e Taulant Bego Yaris, mban prej vitesh në sirtar, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, dosjen e padisë kundër Taulant të saj, duke i mohuar të drejtën kushtetuese qytetarit kundërshtar dhe paditës të Taulant Bego Yaris, në mënyrë që ai të mos ngrejë padi në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut për Taulantin e saj.

Si përfundim, për bastardin e xhelatit Kristaq Rama dhe grupin e tij të strukturuar kriminal, banorë të fermës së Oruellit, liria e lëvizjes nuk përbën liri dhe ndalimi i saj nuk përbën formë heqje lirie.

Ndërkohë që për BE, liria e lëvizjes përbën lirinë e dytë themelore të qytetarëve evropiane. Në të gjitha manualet dhe komentarët, liria e lëvizjes brenda dhe jashtë vendit përbën një nga liritë më kryesore të individit dhe garantohet në aktet më themelore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo është e garantuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Traktatin Bazë të BE si dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Këto akte antikushtetuese provojnë edhe njëherë vendosjen e diktaturës së bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nga Edi Rama dhe klika e tij.

PD zotohet se së bashku me shqiptarët do shpëtojë Shqipërinë nga kjo klikë e urryer që nuk ka ligj dhe as moral, Kushtetutë dhe as të drejtë."

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...