Intervista e gazetarit britanik/ Berisha: Dosjen ruse të Bashës e mbylli McGonigal për ta shitur tek Edi Rama

Premte, 10 November 2023 17:25

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD, Sali Berisha, sot, në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me deklaratën e gazetarit britanik Simon Bowers për dosjen e parave ruse të Lulzim Bashës. 

Berisha: Të quash "opozitë", Taulant Ballën, mos bëj gabim! Dua të informoj qytetarët se Lulzim Basha më së paku është identik me Taulant Ballën.  

 

Ju e ndoqët gazetarin britanik mbrëmë?! Çfarë tha gazetari britanik, një nga ata 4 gazetarët e investigimit?!

Gazetari britanik në intervistë tha: Lulzim Bashës ia mbylli dosjen e ëmbëlsirave ruse, një zyrtar i lartë i FBI që është në vështirësi të mëdha tani. Ia mbylli McGonigal.

 
 

Unë, këtu tek ju, kam shtruar një pyetje: Më thoni një rast të vetëm që kur ka dalë skandali McGonigal, që Lulzim Basha të ketë shqiptuar njëherë emrin e tij. Kurrë!Nuk ka ngelur njeri në politikë dhe jashtë politikës, që nuk është shprehur për këtë, përveç Lulzim Pengut.

Nuk kisha asnjë dyshim, dhe e falënderoj me mirënjohje gazetarin- ata kanë bërë një hetim të jashtëzakonshëm- që u tha shqiptarëve të vërtetën.

Dosjen ruse ia mbylli McGonigal, për ta shitur Bashën te Edi Rama. Kaq ndodhi aty!

A i mori para Bashës, McGonigal apo nuk i mori, unë nuk jam në këto. Por unë nuk kisha dyshime, jo më kot kisha shtruar përpara jush dhe shqiptarëve pyetjen: A mund të pyesni veten si ka mundësi që njeri, për të cilin ky po hetohej, ky po e hetonte sipas dokumenteve amerikane, ky tani pas dy vitesh nuk me shqipëronte emrin e tij, e kishte të ndaluar.


Sepse ishte peng.  Ka një gjë këtu, t’u thuash shqiptarëve se Lulzim Pengu është opozitë, bëni mëkat ndaj tyre, se shqiptarët nuk e besojnë.

Vij te rasti.

Deputetët e opozitës janë në protestë. Asnjë deputet nuk ka të drejtë t’i provokojë ata. Ata janë në protestë. Po pse janë në protestë?!

Ata janë në protestë para së gjithash për të drejtat kushtetuese të deputetit, dinjitetin e deputetit. Ata nuk po mbrojnë vetëm të drejtat e tyre, po mbrojnë të drejtat e çdo deputeti.

Çdo deputet që i provokon ata në protestë, është provokator i ulët. Nuk provokohet protesta, ka një ligj. Nëse nuk merr në të, respektohet.
Protesta në moral dhe kod, respektohet. Dhe ata deputetë, të cilët provokojnë kolegët e tyre në protestë për një kauzë absolute të drejtë, ata janë provokatorë të ulët.

Sigurisht nuk jam për asnjë skenë, por njeriu në protestë është në protestë dhe nuk ka kush të drejtë ta provokojë.

Sikundër ai është zotuar për protestë paqësore. Ju e patë herën e fundit, u morën karriget dhe u krijua grumbulli në parlament.

Pra, nuk duhet që të komentoj në mënyrë të atillë që qytetarët të thonë se ç’po ndodh. Qytetarët duhet të kenë një vlerësim maksimal për këta njerëz që kanë një muaj që protestojnë për qytetarët, jo për veten e tyre.

Se për veten e tyre janë në rregull, ata hyjnë dhe dalin aty, por ajo nuk është hyrje dhe dalje, por është një poshtërim me këtë që ka vendosur Edi Rama për çdo qytetar shqiptar, që i mohohen të drejtat bazë kushtuese opozitës.

Prandaj duhet të dimë t’i interpretojmë.

Të gjithë qytetarët, mbrapa atij grumbulli karrigesh duhet të shohin Feniksin që po ngrihet nga hiri për të drejtat e tyre, duhet të shohin një kështjellë, një mur kështjelle për të mbrojtur të drejtat e tyre nga një bandë që nuk i respekton ato."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...