Berisha: Ajo që bën Rea me tenderat është 10 herë më e rëndë se ryshfeti i policit. Rama është tmerrësisht i tronditur!

Premte, 10 November 2023 17:27

Lideri i i opozitës Sali Berisha, trajtoi sot në konferencën e shtypit, rastin e Rea Xhillarit, vajzës së bashkëshortes së tij Linda nga martesa e parë, e cila rezulton si familjare e afërt e Kryeministrit të vendit dhe është në konflikt të hapur interesi pasi përfiton fonde publike nga tenderat. 

Berisha theksoi se "nëse në konflikt interesi, familjarët e pushtetit përfitojnë në mënyrë të paligjshme, atëherë ai vjedh. Kjo është vjedhje e hapur, me dokumente se ligji e ndalon, Kushtetuta e ndalon." 

 

Berisha bëri një krahasim dhe paralelizëm për qendrimin që po mban Rama ndaj kësaj çështjeje dhe tregoi: Shkoj në një vizitë në Malajzi, e kisha mik atë kryeministrin, ishte mjek dhe kishim shumë marrëdhënie të mira. Dhe po më shpjegon, ata kishin vuajtur shumë nga guerilet komuniste dhe "problemi ynë më i madh ishte xhungla se na fusnin në kurthe mekanike dhe na binin ushtarët në kurthe. Dhe unë shkoja në Kinë dhe u thosha kryeministrit, që mos i mbështesni, se ne jemi miq dhe jemi në marrëdhënie. Thoshte ke shumë të drejtë, por nuk kam ç’t’i bëj partisë!"

Tani edhe Rama thotë "unë nuk kam punë, po ka Linda punë"! Do t’ia shkarkojë Lindës së tij. Por të gjitha ato, pa përjashtim, i dirigjon Edi Rama.

 
 

Ama është i tronditur gjer në palcë se kjo është një lëvizje që ai nuk e kontrollon.

E dyta, kjo është lëvizje pa kthim.

E trea, kjo lëvizje ka filluar për të drejtat më themelore. Edi Rama është pa mbrojtje, nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Sepse do të fshehë vjedhjet që ka bërë duke përdorur pushtetin e tij. Nëse në konflikt interesi, familjarët e pushtetit përfitojnë në mënyrë të paligjshme, atëherë ai vjedh. Kjo është vjedhje e hapur, me dokumente. Se ligji e ndalon, Kushtetuta e ndalon.

Edhe njëherë kthehem te polici që merrte ryshfetin. Po a e dini ju se 10 herë më e rëndë është ajo që bën Rea me tenderat?! Që thotë kryeministri, deputeti dhe familja e tij nuk mund të përfitojë të ardhura të tjera përveç rrugës nga burimet e qeverisjes vendore dhe lokale.

Ai është shumë i tronditur, ka një frikë të madhe. Nuk futet në parlament, erdhi një ditë, iku.

Ai i ka shumë frikë komisionet se komisionet e nxjerrin atë siç është, hajduti më i madh i shqiptarëve në histori.

Vetëm Vilma Nushi, me KLSH, i dalin në një hark kohor të shkurtër, 20 mijë njerëz që janë në atë botë dhe jo në Shqipëri, që i paguajnë taksapaguesit Vilmën dhe Edin për këtë.
Pra, kjo betejë është shumë thelbësore dhe Edi Rama është tmerrësisht i tronditur."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...