Berisha: Nga Durrësi nisim sot aksionin e përmbysjes, marshin e fitores! Ne do të ngrihemi

Saturday, 11 November 2023 21:51

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur turin e takimeve në mbarë vendin me strukturat e PD dhe simpatizantët e saj pas shpalljes së aksionit opozitar frontal kundër neo-diktaturës së instaluar në Shqipëri.

Berisha nga Durrësi është shprehur se sot nisim, aksionin me të cilin ne do të kundërshtojmë, me të cilin ne do mbjellim shpresën, me të cilin ne do krijojmë ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit të Enver Hoxhës, regjimit të pasardhësve të xhelatëve të diktaturës, e të keqes të të gjithë të këqijave që përjetojnë sot shqiptarët, Edi Rama.

 

Fjala e Berishës:

"Nisim sot në Durrës marshin, aksionin tonë të fitores!

 
 

Nisim sot, aksionin me të cilin ne do të kundërshtojmë, me të cilin ne do mbjellim shpresën, me të cilin ne do krijojmë ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit të Enver Hoxhës, regjimit të pasardhësve të xhelatëve të diktaturës, e të keqes të të gjithë të këqijave që përjetojnë sot shqiptarët, Edi Rama.

Si qytetarë, ju përballeni çdo ditë me probleme, përballeni me armiq të pamëshirë si sëmundjet, skamja, me ngushtime dhe dhimbje të shumëllojta, por idealet tuaja, ju si qytetarë, si njerëz me përgjegjësi qytetare, si atdhetarë, si demokratë, përballeni me një armik të egër, që çdo ditë po shkelmon mbi idealet, shkelmon mbi vlerat që ju besoni.

Përpiqet me çdo kusht të shkatërrojë fibrën tuaj politike, bindjet tuaja poli9tike, të vrasë shpresën te ju, te familjet tuaja.

Përballemi me një armik që njësoj si nazistët në kampet e përqendrimit, do t’ua ndërrojë emrin ju. Nazistët u vinin numra hebrenjve, kurse ai do t’u thotë ju që nuk jeni më demokratë, por jeni ata që them unë, do mbani atë emër që dua unë.

Ky armik, që nuk ka as nder, as moral, asnjë parim, u thotë ju që përmbysët diktaturën, u thotë ju që morët Shqipërinë mbi supe, e nxorët nga skëterra e historisë, e anëtarësuat në NATO, e afruat me BE, e ngritët nga vendi i tretë më i varfër në botë në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta me djersën tuaj, jo nuk jeni ju ata, identitetin ua përcaktoj unë me drejtësinë e tij.

Sot çdo durrsak dhe durrsake përballet me një armik të egër, përballet me shumë faktorë, por ata kanë emëruar të përbashkët të keqen e të këqijave, Edi Ramën, bastard të xhelatëve, që në revolucionin e para 32 viteve, kërkonin që t’u vinin mitralozat studentët.

Sot, ose do pranojmë se jemi qytetarë të dorës së dytë, ose do pranojmë të shesim idealet, ose do pranojmë të shesim integritetin dhe dinjitetin tonë, ose do ngrihemi.

Ne të parën nuk e bëjmë kurrë, të dytën do e bëjmë."

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...