Berisha: Emrin nuk e ndërrojmë! Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime

Saturday, 11 November 2023 21:53

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur turin e takimeve në mbarë vendin me strukturat e PD dhe simpatizantët e saj pas shpalljes së aksionit opozitar frontal kundër neo-diktaturës së instaluar në Shqipëri.

Berisha nga Durrësi është shprehur se parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty.

 
 

Fjala e Berishës:

A është kjo që themi një realitet? Kjo është vetëm maja e ajsbergut e realitetit ku jetojmë.

 
 

Çfarë ndodh në parlament? Ka një muaj që ne, deputetët tuaj, për ju, për votën tuaj, për idealet tuaja, kemi filluar protestën, sepse ne, jashtë çdo lloj imagjinate, ky horr i shtetit, nuk na lejon të paraqesim ligje. Ky kriminel nuk na lejon krijimin e komisioneve që Kushtetuta e ka me ligj.

Po pse nuk lejon? Sepse e shoqja ka ndërtuar pallatin 5-katësh pa asnjë faturë tatimore, bankare apo tatimore. Zonja e parë, e dytë apo e tretë si quhet tani.

Pse nuk na lejon? Se e shoqja e saj shkon dhe punësohet në ABI Bank në bord, ndërkohë që ligji e ndalon.

Pse nuk na lejon? Sepse ndërton sarajet në Surrel me 57 metra të gjata, në një kohë kur kishte deklaruar në ILDKP gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Dhe kur filloi kontrollin Zana Xhuka, e përjashtoi nga puna, e nxori nga puna në thyerje të Kushtetutës.

Po çfarë thoni ju demokratë? Të ulim kokën ne? Kurrë!

Ose do e hetojmë atë, ose nuk ka paqe në parlament.

Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty. Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime njëlloj si në vitin 1991, qytetarët e Durrësit bënë copa këtu përmendoren e Enver Hoxhës, në Shkodër të Stalinit, njësoj si Kavaja që përmbysi diktaturën.

Sot të gjithë jemi të thirrur në fushë për aktet e guximit.

Në parlament çfarë po bëjmë? Ne e dimë që ai nuk i plotëson kërkesat, por ne do qëndrojmë deri në pikën e fundit. Sepse ne duhet të vrasim frikën te të tjerët.

Këto janë akte, simbole të guximit, por duhen për të vrarë frikën. Se ka ngjallur frikë ky biri i xhelatëve. Ka ngjallur frikë te qytetarët.

Pra, ka një kohë sot, ka një kohë për çdo demokrat.

Unë do ua them këtu, shumë nga ju mund të keni menduar se ne duhet të zgjedhim emër tjetër.

Jo, ne nuk do zgjedhim emër tjetër. Ai emër dhe demokracia e Shqipërisë, ai emër dhe pluralizmi, ai emër dhe shpresa e Shqipërisë, duhet të jetojnë dhe do jetojnë gjithmonë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...