Firma “Alko Impex” që menaxhohet nga Arbër Abazi, nipi i ish deputetit socialit Sadri Abazi, ka fituar një tjetër tender të majmë për pastrimin. Kësaj herë, “ruleta” i ka rënë në Elbasan, teksa me vetëm një dorë ka marrë plot 3 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, por nga ajo që lexohet mes rreshtave të dokumenteve, vërehet se nga 4 skuadra në garë 3 janë skualifikuar. Pra, ka dyshime të mëdha se Gledian Llatja ka qenë i “detyruar” t’ia japë aforfe këto para’, pasi ka dyshime të mëdha se pas Abazit qëndron një nga ministrat më të fuqishëm në kabinetin Rama. Duket se lufta e influencave ka sjellë që Abazi të ngrihet sërish, teksa një dorë të mirë e ka marrë edhe nga Komisioni i Prokurimit Publik, i cili i ka kthyer disa procedura të ndryshme në favor të saj. Këto afera janë denoncuar në vijimësi nga BoldNews.al, teksa kësaj here Abazët kanë fituar në “raundin” e parë, teksa kanë mundur disa nga firmat më në zë të pastrimit si “REJ” apo edhe vetë “Fushën”, me lidhje të drejtpërdrejta me Erion Veliajn e Tiranës. Por, nëse do të s’kualifikosh firmën “Fusha” atëherë do të thotë se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Dokumentet i janë përshtatur kësaj firme, e cila do të pastrojë Elbasanin me incenerator të prishur.
Ditët e fundit, Bashkia e Elbasanit shpalli njoftimin e fituesit të tenderit me objekt “kryerja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit”. Është një marrëveshje kuadër me afat 24 muaj. Fondi limit i kësaj procedure është 266.341.935 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Bashkisë Elbasan. “Ky fond përbën vlerën e pritshme të kontratave që mund të lidhen gjatë marrëveshjes kuadër” thuhet në këtë dokument, teksa më tej vijon se morën pjesë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” me vlerë 264.201.578 lekë. Firma “ANTE-GROUP” ofroi 266.028.663 lekë, firma “REJ” me ofertë 265.150.801 lekë dhe firma “FUSHA” me ofertë 265.042.180 lekë. Pra, disa nga firmat më në zë që po fitojnë në të gjithë Shqipërinë tendera pastrimi. Që nga “Fusha” që s’ka lënë tender pa marrë në Tiranë dhe në Vlorë, te “REJ” që ka fituar së fundmi në Shkodër apo edhe “Alko” që ka filluar të ringrihet, pas disa “shuplakave” që ka marrë disa kohë më parë.
Megjithatë, pas këtyre ofertave, Bashkia e Elbasanit e drejtuar nga Gledion Llatja ka fillua operacionin “sëpata”. Ai ka skualifikuar 3 nga 4 firmat që morën pjesë në këtë procedurë. Madje, edhe firma me emër të madh dhe me mbështetje të madhe te mazhoranca apo te disa nga krerët bashkiakë.
Mësohet se Llatja ka skualifikuar firmën “ANTE-GROUP” për shkak se s’kanë paraqitur dokumente që të vërtetojnë që të disponojmë një ambient të përshtatshëm për larjen dhe dezinfektimin e kontenierëve. Firma “REJ” u skualifikua se nuk kanë paraqitur kopje të deklaratave të xhiros vjetore të lëshuara nga administrata tatimore. Gjithashtu s’ka pasur punë të ngjashme. Por, a i ka pasur punët e ngjashme firma tjetër në garë, “Fusha”? Në arsyet e skualifikimit thuhet se kjo firma nuk ka paraqitur kopje të deklaratave të xhiros vjetore të lëshuara nga administrata tatimore përgjatë 3 viteve të fundit. Madje, s’ka asnjë ambient për larjen e kontenierëve, as mjete teknike apo makina teknologjike. Lista me mangësi të kësaj firme është shumë e gjatë, teksa shkon në dhjetëra pika. Pra, nuk është e aftë të fitojë këtë tender. Por, nëse s’ka qenë në Elbasan, po si i fitoi tenderët deri më tani? Apo ia ka dhënë Lali Eri! Në fund të dokumentit, që është njoftimi i fituesit, nuk është emri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, por i nënkryetares Aulona Bylykbashi.