"Ndihmoje ushtarin e mirë Manja, Ulsi, që t'u thotë të vërtetën shqiptarëve, se ajo e ka fshehur tani, ajo e ka humbur."
Nga konferenca për shtyp e liderit të opozitës sot, z. Sali Berisha, lidhur me Kompleksin Sportiv Partizani dhe procesin politik të nisur nga SPAK ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit.
Berisha: Për të thënë që unë të kam favorizuar ty apo ndonjë tjetër, së pari a ke dokumente të rregullta apo jo. Se favoret bëhen ose duke shkelur dokumentet, ose duke shkelur procedurën, mekanizmat kryesorë. Asnjë procedurë nuk është shkelur. Asnjë dokument. Të gjithë dokumentet janë origjinalë.
Dhe ju lutem mos harroni, pyesni pak atë Irena Gjokën, dhe me këtë rast i bëj një thirrje një akrabasë së saj, që është si punë ministri për prokurorinë, ka qenë apo nuk ka qenë kjo zonjë e ndëshkuar nga Sali Berisha në mënyrë ekzemplare. Pyesni pak, mos ngurroni!
I them edhe atij ministrit të prokurorisë, ndihmoje gjindjen tënde të bëhet një njeri. Se nëse nuk ka qenë, nuk mundet kurrë të trysnohet një person. Po nëse ka qenë dhe e fsheh, ajo fshihet prapa krimit të saj. Prandaj shtrojeni këtë pyetje.
Pra, sot këto shifra janë që të gjitha, 53.775 vendime. Makineria shtetërore e asaj kohe funksiononte ndaj dhe unë shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre punonjësve që me përkushtim kanë arritur në 6 vite, sepse viti 2013 nuk përfshihet në këtë statistike, të rikthejnë gjithsej 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë.
Të rikthejnë më shumë se 90 përqind të të gjitha aplikimeve."
"Irena Gjoka po fshihet prapa krimit të saj
Berisha: Unë jam njeri i ligjit. Ligji e ka të shkruar, ligji thotë: personi, i cili për shkak të detyrës, duhet të marrë një vendim, duhet të vendosë një firmë, duhet të bëjë këtë ose atë, duhet para se të bëjë këtë, të deklarojë me shkrim se nuk është në konflikt interesi.
Sot ky është një parim i sanksionuar. Edhe në gazetari po përhapet, në shkencë po e po. Dmth shkruan gazetari në artikull, në fund thotë se nuk kam asnjë konflikt interesi me këtë. Studiuesit pasivisht sepse kompanitë farmaceutike vërshojnë nga të katër anët për të lobuar për produktin e tyre. Se po të kuptohet se ata ose janë paguar, ose kanë lidhje, ata në komisionet shkencore etike ndëshkohen.
Kjo që është për zyrtarët, që jam në konflikt interesi dhe nuk mund ta trajtoj këtë problem, kjo tani po bëhet standard etik universal. Por zyrtari e ka me ligj. Ajo fshihet, ajo fshihet prapa krimit të saj. Nuk ka gjë më të keqe. Prandaj i bëra thirrje edhe atij ministrit të prokurorisë: Ndihmoje ushtarin e mirë Manja, Ulsi që të thotë të vërtetën shqiptarëve, se ajo e ka fshehur tani, ajo e ka humbur. Por shqiptarët duhet t’i dinë gjërat. Nuk mund të fshihen si në shpella.
Janë zyrtarë, marrin rroga, mbahen me taksat e shqiptarëve. Akt i shëmtuar, një akt i shëmtuar. Se asaj i kërkuan avoketërit e mi. Ia dhanë mundësinë, jep dorëheqjen nga çështja. Ajo jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por i përjashtoi edhe ata nga çështja. Dhe gjeti atë famozen...
... Me shpresë se diku në thellësitë e labirinteve të koshiencës njerëzore të gjykatëses Irena Gjoka, kanë ngelur grimca të dinjitetit dhe integritetit njerëzor. Pra, për t’i dhënë mundësinë asaj që të tregojë se ka gabuar dhe po e korrigjon gabimin."