Berisha: AMP mbetet përsëri në duart e krimit

Diel, 26 November 2023 16:56

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në faqen e tij një artikull i cili bën fjalë për kreun e ri të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore emëruar dy ditë më parë pas dorëheqjes së Ardi Veliut.

"Taulant Bego Yaris emëron në krye të AMP bashkëbixhozxhiun e vet, Florian Sulejmani, një delinkuent me të shkuar të errët dhe me akuza të rënda nga kolegët e tij të punës", në komentin që shoqëron artikullin. 

 

Postimi i plotë:

Miq, pas largimit të famëziut narko-drejtorit Ardi Veliu nga detyra për lidhjet e tij me krimin, Taulant Bego Yaris emëron në krye të AMP bashkëbixhozxhiun e vet, Florian Sulejmani, një delinkuent me të shkuar të errët dhe me akuza të rënda nga kolegët e tij të punës, një hakmarrës i papërmbajtur ndaj punonjësve të ndershëm që kanë refuzuar të zbatojnë urdhërat e tij të kundraligjshme për të lejuar trafikant të kalojnë kufirin pa u regjistruar.

 
 

Lexoni për më shumë artikullin e mëposhtëm për këtë figurë të errët të krimit me uniformë.

Kreu i ri i AMP-së si mbyllje rrethimi për informacionet sekrete që i shërbejnë SPAK-ut

Nga Ferdinand Dervishi, Lapsi.al

Prej një muaji i emëruar jo zyrtarisht në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP) me ndihmën edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rumbullaku, i cili u qëndroi gjysmë ore te koka anëtarëve të komisionit të vlerësimit, më në fund Florian Sulejmani e kapi postin. Vetë ministri 4 mujor, Taulant Balla, e gradoi në krye të AMP-së.

Një pjesë e mediave dhe e gazetarëve e bënë në kohë reagimin e tyre kundërshtues për këtë kandidaturë. Dikush shkroi se është i papërshtatshëm për shkak se ka pasur të shkuar të errët, dikush, me të drejtë, argumentoi se nuk ka nevojë të bëhen konkurse farsë, kur kreu i AMP-së është paraemëruar.�Po përse në media depërtoi informacion kundërshtues? Sigurisht që depërtoi sepse një informacion i tillë ekzistonte.

Shumë njerëz, të cilët ishin në dijeni të këtij informacioni nuk mund të duronin dhe të heshtnin. Për ata Florian Sulejmani nuk ishte njeriu i përshtatshëm për kreun e AMP-së, aq më keq që kësaj strukture i është besuar pesha e “vetëpastrimit të Policisë” si nismë e tejpropaganduar e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla.

Ja dhe provat. Florian Sulejmani ka pasur dhe e ka në arkivën e SHKB-së (sot AMP) një dosje fort inkriminuese. Ajo, sa duket, është formësuar gjatë periudhës së vetingut të dështuar në Polici. Në faqet e kësaj dosjeje Sulejmani shfaqet si zyrtari i lartë i SHKB-së që persekuton punonjës policie të cilët nuk ndërhyjnë në sistemin TIMS për ti bërë atij favore kriminale.

Një ndër provat më domethënese është dëshmia (zbardhur e plotë më poshtë) e një kolegeje të tij të Komisariatit të Policisë së Rinasit. Sipas dëshmisë, Florian Sulejmani, në një rast, i ka ndërhyrë asaj të kalojë, pa e çekuar në sistemin TIMS, një mikun e tij të përfshirë në konfliktet e përgjakshme të minierave të Bulqizës.

Kolegia, vetëm pasi e ka kaluar, ka vënë re se i sygjeruari nga Sulejmani ishte “me probleme kriminale”. Pas një muaji kolegia nuk ka pranuar të bëjë, për Florian Sulejmanin, një tjetër favor inkriminues duke argumentuar: “…nuk e kam shkelur kurrë ligjin dhe me këtë rrogë mbaj familjen…”�Në vend që të vlerësonte vendimin e koleges, Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit në SHKB, Florian Sulejmani, nis hakmarrjen.

Ai arrin ta heqë nga detyra në Rinas dhe ta “internojë” në Shkodër kolegen përmes mikut të tij Drejtor të Drejtorisë së Kufirit (sipas dëshmueses). Pas një muaji, dëshmuesja, me ndihmën e disa drejtuesve të tjerë të Policisë, është kthyer sërish në detyrën e kontrollores në Komisariatin e Rinasit. Por Florian Sulejmanit, sa duket, nuk i kishte dalë e keqja. 7-8 muaj më pas, miku i tij Drejtor Kufiri, i bën dëshmueses vlerësim pune dhe sërish e degdis në Shkodër.

Në finish të veprës së tij, Florian Sulejmani, kreu i ri i AMP-së, i sapoemëruar me tam-tame nga Ministri Balla, shfaq të vërtetën e gjithë brendësinë së shpirtit. Ai nuk kënaqet vetëm me degdisjen e koleges që zbatoi ligjin, por shkon deri në perversitet, duke ja komunikuar asaj gjëmën personalisht. Një monstër njerëzore në këtë rast.

Mengjithë dosjen e mbushur me dëshmi e prova të ngjashme, Florian Sulejmani, miku i shpallur i Drejtorit Muhamet Rrumbullaku, e kaloi vetingun në Polici. Ndërsa kolegu i tij në SHKB, Arben Fashëri, nuk e kaloi dot. Atë e gjetën fajtor për ca të holla të fituara si emigrant në vitet 1992-1994 që nuk kishin kaluar përmes sistemit bankar, atë e hodhën edhe pse kishte gjithsej një shtëpi 1 plus 1 në Tiranë, atë e masakruan në fund të karrierës, ndërkohë që në burgje ende vijon të përdoret batuta: “Edhe ty Arben Frashëri të ka futur brenda!”.

Sigurisht që Florian Sulejmani është emëruar në krye të AMP-së si personazh që përmbush mendësinë dhe qëllimet e njerëzve që e piketuan për të pasur nën kontroll Policinë e Shtetit.

Por përzgjedhja e një njeriu me të shkuar të errët mund të jetë pjesë e një plani më të madh dhe më djallëzor. Emërimi i Florian Sulejmanit në krye të AMP-së – një agjenci që posedeon dhe përpunon informacione sekrete – e mbyll përfundimisht atë gardhin rrethues imagjinar të informacioneve të Policisë që kanë dhe do të kenë lidhje me hetimet e SPAK-ut.

Në mënyrë të ngjashme dhe ugjente, 2-3 muajt e fundit, janë uzurpuar edhe të gjitha Departamentet dhe Drejtoritë në Policinë e Shtetit që kanë lidhje pikërisht me posedimin dhe kontrollin e informaconeve sekrete. Njerëz me të shkuar të errët janë emëruar, me procedura të paligjshme, në krye të Departamentit të IT dhe në krye të Drejtorisë së Antikrimit Kibernetik. Emërimi i kreut të AMP-së, si huri i fundit i gardhit rrethues të SPAK, thjesht është më i guximshmi.�Gjithsesi qëllofshin! Pushka top!

Teksti i faksimiles

VLERËSIM PASURIE: Të dhëna të tjera. Kontakte të papërshtatshme të përfshirë në krimin e organizuar, pranim/shkëmbim dhuratash, favoresh apo parash nga persona të përfshirë në krimin e organizuar.

AFTËSI PROFESIONALE (emër file)�Unë që po ju shkruaj kërë denoncim quhem L.T, dhe jam punonjëse ne Policinë e Shtetit rreth një periudhe 6 vjeçare. Po kryej këtë denoncim pasi besoj tek një veting real dhe të paanshëm dhe mbi të gjitha besoj ende tek ndershmëria si virtyt. Gjatë kohës që kam qenë në detyrë si kontrollore në pikën e kalimit të kufirit Rinas, një koleg i imi që aktualisht ështe në masë sigurimi “arrest në burg” më ka prezantuar ne Drejtorin e Inspektimit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Florjan Ramazan Sulejmani. Florjani më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që ta ndihmoj një shtetas që të kalonte pa rradhë i cili quhej A. L, ku dhe te bëj ndonjëherë regjistrime fiktive. Pasi e ndihmova që të kalonte, u informova që ky shtetas ishte me probleme kriminale. Pas një periudhe 1-mujore, Florjani më shkruan në aplikacionin “ëhatsupp” dhe më kërkon që të bëja regjistrime fiktive të një shtetasi tjetër ku nuk kam pranuar, duke iu shpjeguar se nuk e kam shkelur kurrë ligjin dhe me këtë rrogë mbaj familjen. Këtë bisedë jam e gatshme t’ju a vë në dispozicion në çdo moment. Pas këtij refuzimi mua më fillon kalvari i presioneve dhe transferimeve në detyrë. Më datën 04.02.2019 unë jam larguar nga detyra që mbaja si (ndihmës specialiste kontrollore) detyrë të cilën e mbaja për rreth 8 muajsh. Urdhrin e largimit tim e jep Drejtori i Departamentit të Kufirit me një telefonatë me justifikimin thjesht “dua ta heq atë”. Dr. E.M, ështe miku i Florjan Sulejmanit. Pas ndërhyrjes dhe këmbënguljes së Drejtoreshës Rajonale të Kufirit Tiranë E.S, dhe Shefit të komisariatit P.D, unë u riktheva në vendin tim me datën 12.03.2019. Sërisht brenda 6-7 muajsh, më datë 08.11.2019, nga Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit E.M, (lidhje shoqërore e Florjan Sulejmanit) ishte kërkuar një vlerësim pune i veçantë për transferimin tim. Pas vlerësimit me 28 pikë, njoftohem nga Drejtoria e Policisë Shkodër që jam transferuar me detyrë në Drejtorinë vendore të Policosë Shkodër. Edhe pse pata dyshimet e mia që ky kalvar vuajtjesh më vinte për këtë shkak, nuk kam reaguar tek askush, por për realizimin e qëllimit dhe dhënien e sinjalit jam telefonuar nga Florjan Sulejmani disa ditë më pas. Ju shkruajta gjithë këtë histori për të treguar lidhjet shoqërore mes subjektit tuaj të vetingut Florjan Sulejmani me persona me të shkuar kriminale si dhe keqpërdorimi që ai i bën atributeve që ka për shkak të detyrës, duke dhënë urdhra të paligjshëm apo duke kërkuar favore në kundërshtim me ligjin. Duke ju uruar suksese në punën tuaj jam e gatshme të kontribuoj për dokumentimin e këtij denoncimi. Me respekt L.T.

Foto 1: Faksimile e një flete të dosjes së Florian Sulejmanit e përgatitur për vetingun në Polici.

Image

Foto 2: Screenshot i bisedës në ëhatsapp mes punonjëses së Komisariatit të Rinasit dhe Florian Sulejmanit

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...