Monika Kryemadhi kundërshton vendimin e SPAK për sekuestrimin e disa provave materiale

E Enjte, 07 December 2023 21:49

Në kohën kur SPAK është në fazën e përmbylljes së hetimeve për çiftin Ilir Meta e Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë ka vendosur të kundërshtojë në rrugë gjyqësore vendimet e SPAK për sekuestrimin e disa provave materiale.

Të enjten, gjykata e Posaçme, shqyrtoi një ankim të bërë nga Monika Kryemadhi me objekt heqje sekuestro, por vendosi të mos e pranojë atë.

 

“Rezulton se është paraqitur një kërkesë me objekt heqje sekuestro. Duke qenë se këto janë kërkesa në fazën e hetimit paraprak nuk mund të jepen detaje të tjera pasi seanca është me dyer të mbyllura”, njoftoi gjykata. 

Por, ndërkohë, referuar listës së gjykatës, ku renditen proceset ditore, rezulton se ligjvënësja Kryemadhi, iu është drejtuar gjykatës me një kërkesë bazuar në nenin 222/3 të kodit të procedurës penale, nen që ka të bëjë me kundërshtimin e rezultateve të përftuara nga përgjimet.

 
Login to post comments