Berisha: Komisionet Hetimore hallka e fundit e kontrollit të qeverisë

E Enjte, 07 December 2023 22:06

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka treguar se Komisionet Hetimore në parlament janë hallka e fundit e kontrollit të qeverisë.

Berisha theksoi, se drejtësia nuk e kontrollon më Ramën, raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit i hedhin në plehra.

‘Rama ka mbledhur pardje Fatmir Xhafën, Arben Rakipin, Taulant Ballën dhe kanë hartuar ligjin për të përjashtuar për 2 muaj deputetët nga parlamenti.

Ai po shkelmon sovranitetin e brendshëm të vendit, në kuptimin e sovranitetit si fuqi e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë.

 
 

Ato komisione ngelën të fundit. Drejtësia nuk e bën më, raportet e Kontrollit të Lartët të Shtetit i hedh të gjitha në kosh, nuk pyet fare nëse ekziston.

Ai ka dalë tani mbi çdo lloj kontrolli të çdo lloj natyre dhe vendos kontrollin e tij personal.

Absolutarizmi është kur pushteti vendoset në një dorë, të gjitha pushtetet në një dorë’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

Login to post comments