Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për të hequr sekuestron ndaj 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare, në shumën 124 300 euro. Pasuritë në fjalë u sekuestruan me vendim të shkallës së parë të GJKKO i cili u la në fuqi edhe në gjykatën e apelit, pas arratisjes së Arben Ahmetajt në korrik të këtij viti.
Prokuroria ka sekuestruar edhe vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, në Palasë dhe Gjirin e Lalzit.
Ish-zëvendëskryeministri i qeverisë Rama, ndodhet në arrati që prej korrikut të këtij viti, mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij, sa i takon inceneratorëve. Ai është marrë i pandehur edhe në lidhje me privatizimim e ish-fabrikës së bukës. Sipas SPAK, Ahmetaj ka shkelur ligjin për privatizimin e fabrikës “Buka sha” e ndodhur në rrugën “5 maj”, në Tiranë.