Nga Tritan Shehu:
Shqiperia sot te ndjeke ShBA ne KS te OKB.
Ne lidhje me luften ne Gaza, Sekretari i Pergjithshem i OKB, Guterres, ka provokuar nje debat jo te zakonshem, por te rendesishem ne KS.
Emiratet e Bashkuara duke perfituar nga ky debat kane paraqitur nje Rezolute per ate ceshtje, qe do te votohet sot me ora 23,30.
Opinionet nuk jane unike deri tashti.
Sepse kerkesa e Guterres eshte bere pa arritjen paraprake te nje konsensusi per ceshtjet kryesore, e domosdoshme kjo per te pasur konkluzione te implementueshme.
Pra ka shume mundesi, qe dhe kjo inisiative te perfundoje pa produkt.
Sidoqofte Diplomacia Shqiptare ka vetem nje pozicion produktiv e te dobishem per te mbajtur, ne kuptimin gjeopolitik.
Por dhe ne perputhje me interesat tona.
Te ndjeke hap pas hapi, pa asnje lekundje pozicionin e ShBA e qendrimin e saj.
Sepse kemi te bejme me nje zone e konflikt ku ne nuk mund te kemi rol e as interesa specifike.
Shqiperia sot nuk duhet te perserise gabimet trashanike e jo profesionale te bera disa here, per aresye aspak racionale.
Prandaj qendrimin sinkron me ShBA ne duhet ta shprehim ne debat, si dhe nepermjet votes sone.
Cuditerisht Ministria e jone e Jashteme deri ne keto caste po mban nje “terr informativ” te pa justifikueshem, jo vetem per opinionin.
Nuk eshte konsultuar as Komisioni i Jashtem i Kuvendit e as institucione te tjera madhore te vendit, qe duhen perfshire.
Ndoshta dhe vete Ministria e Jashteme nuk ka asnje qendrim, por vetem po pret urdherat ne minuten e fundit nga Sulltanati.
Dhe keto deformime te nje procesi normal te brendeshem, jane nje pjese e shkaqeve te pozicionimeve larg interesave tona edhe ne politiken e jashteme.