Nga Jamarbër Malltezi/
SPAK genjen pasi afera nuk fillon me komisionin e vlerësimit që paska abuzuar, por me ata që (1) ndryshuan strategjinë dhe Planin e veprimit të trajtimit të mbetjeve, (2) atë që mashtroi me studimin e JICA & IFC që bazohej në Reduktim-Riciklim e landfill duke ndryshuar ne incenerim. Këtë e bëri Erion Veliaj në rastin e Tiranës.
Pse duhej një kontratë firmosur nga Ministri i Mjedisit për menaxhimin e mbetjeve të Tiranës kur ligji e përcakton si tagër ligjor të bashkisë e Jo të qeverisë?
Pse Ju bashkuan gjithë monopolet në një dorë? Pse duhej të merrnin (1) incenerator (2) landfill (3) riciklim (4) depozitim inerte ndërtimi, (5) depozitim dherash (që nuk janë mbetje por mall me vlerë)?
Pse gënjyen të gjithë anëtarët e komisionit? Kush ju dha garanci?
A ishte herë e veçuar, kjo që ndodhte? Apo kish ndodhur afera edhe me Elbasanin edhe Fierin?
Gjithë shteti ju shërbeu dy mashtruesve kot apo ishin sherbyes të Ramës dhe Veliajt?
Mjaft të shohim letrat e Veliajt për pagesë apo mos pagesë të tarifës së inerteve në Sharrë për kompani sipas qefit si psh. Bolinos.
Ketu del përseri roli i Agaçit dhe Metanit (Ramës) që duhej ti thonin Lefter Kokës si firmos ti kur (1) as nuk ke para në buxhet për këtë, (2) as nuk e ke në strategji dhe plan veprimi dhe (3) as nuk e ke tagrin ligjor për menaxhim mbetjesh por veç për politika.
Ndërsa SPAK po bën ca Koka Turku për të mos hetuar as procedurat e as rolin e atyre që i detyruan.