Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Bashkia nën hetim, SPAK në udhëkryq dhe mediat në heshtje

Diel, 10 December 2023 15:59

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka bërë një shpjegim të shkurtër të deklaratës së tij të djeshme për shtyp dhe fletëarresteve të SPAK në Bashkinë e Tiranës.

Sipas Këlliçit së pari mungesa e medias në raportimin e kësaj ngjarje tregon hapur censurën mbytëse të financuar frikshëm me paratë e inceneratorëve.

Dhe së dyti bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj sipas Këlliçit janë përfituesit realë të inceneratorit, ndërsa SPAK i ka ndërmarrë masat e ndalimit 5 muaj me vonesë.

Statusi i plotë i Belind Këlliçit: 

Inceneratori i Tiranës: Bashkia nën hetim, SPAK në udhëkryq dhe mediat në heshtje. [👀]

Një shpjegim i shkurtër i deklaratës së djeshme për shtyp dhe fletëarresteve të SPAK në Bashkinë Tiranë.

1/ Mungesa e medias në raportimin e kësaj ngjarjeje tregon hapur censurën mbytëse, të financuar frikshëm me paratë e inceneratorëve.

Sa prej mediave flasin sot për inceneratorin e Tiranës? 

2/ Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj janë përfituesit realë të inceneratorit, ndërsa SPAK i ka ndërmarrë masat e ndalimit 5 muaj me vonesë

Backgraund: Të shtunën, 9 dhjetor, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një konferencë të përbashkët me kreun demokrat Sali Berisha, bëri publike dokumentet që sipas tij janë fshehur nga SPAK-u me qëllim për të mbrojtur dhe amnistuar Erion Veliajn, lidhur me aferën e djegësve.

Këlliçi deklaroi se firma e Erion Veliaj, tregon e zeza mbi të bardhë se ai është përgjegjës kryesor për vjedhje me inceneratorët, por SPAK refuzon ta shohë.

Gjthashtu Këlliçi solli edhe korrespodencën e Ministrisë së Infrastrukturës Belinda Balluku me Erion Veliajt, ku sipas tij shihet qartë që kryebashkiaku mbajti peng qëllimisht në mënyrë të kundërligjshme projektin, edhe pse në dijeni që kompania e djegësit nuk ekzistonte.

Login to post comments