Nga Ylli Dylgjeri
Arrestimet e SPAK kanë rrëzuar edhe administratën shqiptare.
U arrestuan edhe 15-të nëpunës nga administrata publike. Janë vërtetë këto personat përgjegjës, apo janë vetëm togzuesit e skandalit? Apo meqë Kryeministri deklaron: se përgjegjësia është personale - dhe SPAK i pret flet arrestet për nivelet e ulta në administratë!
Mendoj, se nuk janë përgjegjës vetëm personat e arrestuar në listën e shpallur se fundi nga SPAK.
Përgjegjësia në administratë sa individuale është edhe vertikale.
Janë Titullarët që kanë firmosur e janë përcjellës të shkresave. Janë titullarët që janë njohur në proçes, me etapat e dokumentacionit të projektit të inceneratoreve.
Janë titullaret që kanë urdhëruar, kanë lënë porosi, kanë sigluar e urdhëruar ku gojarisht e ku me shkrim për të ardhur te skandali përfundimtar.
Velija merrte në telefon me nerv Sekretarët e Ministrive dhe Titullarët e Axhencive të përfshira në proces sa herë bllokohej ai. Ankohej për qendrimet e kundërshtitë e antarëve të komisioneve. Specialistët i kanë zhvilluar përgjegjësite, por kanë marrë urdhër dhe shkresa nga eprorët, ato edhe pse kanë përcjellë te eprorët shqetësimet, mangësite dhe paligjshmërite, janë kërcënuar e trembur.
Janë Titullarët që kanë bërë vendimarrjen fundore, janë këto të fundit që kanë mbyllur njërin sy apo e kanë shkelur tjetrin para të parit.
Nuk mund të ekzistojë teza se aferën e bëri dikush i vetëm me disa zyrtarë, ndërkohë Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk dinin gjë!
Nuk guxon kush nga specialistet të rëndojë veten kaq thellë sa të zhytet në batakun e krijuar nga më të mëdhenjte, apo meqë formalisht kanë krijuar komisione tenderimesh e ofertash në fund të digjen më të vegjëlit, të digjen të papërkrahurit.
Keni parë gjatë këtyre viteve të dalin titullarët apo drejtorët, Sekretarët e Përgjithshëm të mbrojnë proçesin e inceneratorëve në tryezat e debatit në media?
Sigurisht Jo.
Ato janë të trembur nga kreret e Shtetit, të Institucioneve me heqjen e bukës, me pushim nga puna, me linçim.
Sepse firmat e më të mëdhenjve si Rama, Velija, Ministrat e Ministrive përgjegjëse etj janë bërë sot kopertina të portaleve, të shtypit, janë bëre kryefjalë e korrupsionit në aferën e projektit të Inceneratorëve.
Kur Erion Velija me shkresë shprehet se "Bashkia është parimisht dakort..." , çfarë të bëjë specialisti poshtë? Të shkelë parimet?
Ky është skaneri i së vërtetës.
Të tjerat janë viktima.