Në fjalimin e gjatë për më shumë se 90 minuta të mbajtur në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë në çështjet e drejtësisë së re. Si fillim ua bëri për të disatën herë të qartë se donte ai, pa janë ata, duke theksuar se “drejtësinë e re nuk e solli Amerika, por e bëri PS”.
Nuk është një tentativë propgandistike e Ramës për të marrë “benefitet” e drejtësisë së re, por si rrallherë kryeministri duhet besuar kur e thotë hapur se drejtësia e re është “pjellë e tij”, po ushqehet prej tij dhe po ashtu duhet të tremben prej tij, e ngjashme me një fëmijë para babait hijerëndë që ushtron trysni psikologjike.
“Drejtësia evropiane është në çdo rast garantë e shtetit ligjor, garantë e lirive dhe të drejtave kushtetuese të çdo individi, për fshirë edhe gjykatësit dhe prokurorët të cilët kurrsesi nuk duhet të ndihen dhe jo më pastaj të bëhen një pushtet që ndihet i pakontrolluar dhe i pa balancuar nga asnjë mekanizëm kushtetues dhe ligjor. Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse”-tha Rama.
Në fakt deklarata e tij është kërcënim i pastër për ata prokurorë apo gjyqtarë që kushedi mund të mendojnë në të ardhmen e largët se kanë aq pushtet sa të hapin dosje dhe lëshojnë ndonjë urdhëra-rresti, pa marrë më parë aprovimin në distancë të “krijuesit të tyre”
Dhe shpejt u dha efekti… Pikërisht në ditën që mbahej Kongresi i PS-së, si “rastësisht” u lëshuan 15 urdhër-arreste për Inceneratorin e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj as nuk u mor në pyetje ndonjëherë, e jo më të procedohej penalisht. E ripësuan ata koka që Rama prej më shumë se dy vitesh i ka bërë “lanet” nga “ahengu i Rilindjes”, ku hidhet çdo ditë vallja e preferuar “korrupsion pa ndëshkim”.
Ndonjë analist nihilist, që firmos në borderonë e madhe të pushtetit, ka ngritur në tynajë idenë se veçanërisht SPAK do të presë koka të mëdha, tek pjesa e opozitës, por edhe në pushtetin e sotëm, duke përmendur se: “mund të jenë edhe ministra në detyrë”… E artikuluar prej tyre, padyshim me izmin e vetë majës së pushtetit ,është një provë tallje për SPAK-istat dhe GJKKO-istat të cilët vetëmburren se jo vetëm janë të pavaruar, por janë aq të fuqsiëhm sa për “libër të shenjtë” kanë ligjin dhe se nuk i tremb asnjë emër me pushtet që mund të ketë shkelur ligjin.
Më malinje ishte kujtesa e Ramës për portofolin e njerëzve të “drejtësisë së re”. Disa herë theksoi se “atyre u janë 300 fishuar rrogat”, apo se gëzojnë benefite me rojë, maika, kredira e bonuse të tjera që i kanë vetëm ata. U kujtoi bukën, fëmijën, banesën, sigurinë… Një mesazh fare i pakoduar nga Rama i cili ka zgjedhur që “kastrimin” e të vëshurve me mantelin e prokurorit apo qygjitarit ta bëjë në publik dhe jo duke çuar fjalë në skutat e errëta të korridoreve të ngushta të godinës qelqurinë të SPAK-ut.
Një nga treguesit që nxin dhe e përlyen keq këtë drejtësinë e re është dosja e inceneratorëve dhe sterilizimit. Në dosjen e parë të djegsave janë futur thellë në llumin e aferës korruptive tre personazhe deri tani të paprekshëm, (dy kryebashkiakë dhe një sekretar të Përgjithshëm)…, ndërsa tek sterilizimi, njeriu i gjatë 2 metra pa dy centimetra që ka drejtuar shëndetësinë e PPP-ve, u lag fare pak me marrëveshje të dukshme.
Po Rama përse vijon tua kujtojë se janë krijuar nga PS dhe kur themi PS është Rama dhe kur themi Rama pas tij është e gjithë PS-ja? Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO-së e kanë fort të qartë dhe as nuk kanë ndërmend tu marrë koka erë, por ky mesazh duhet për të tijët, duke i nënshtruar aq shumë s atua bëjë të qartë se deri kohë më parë donte ai që të ishin në politikë pa janë ata, ndërsa sot u kujton se nëse dëshiron, dera e burgut mund tu hapet para e pas kongreseve personale të tij.