Këlliçi: Ja dokumenti, Erion Veliaj është arkitekti dhe menaxheri i aferës së inceneratorit të Tiranës!

Hënë, 11 December 2023 18:01

Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, anëtar i Kryesisë së PD, zbuloi sot para mediave disa fakte të reja shkresore që ndriçojnë mbi shumë, vjedhjen e organizuar nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj të miliona eurove nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet konçensionit fantazmë të inceneratorëve.

Gjatë një konference shtypi sot në krah me Kryetarin e PD, Sali Berishën, lidhur me arrestimet dhe hetimet që po kryen SPAK për inceneratorin e Tiranës së fundmi, Belind Këlliçi paraqiti këto dokumente që akuzojnë drejtpërsëdrejti, Edi Ramën dhe Erion Veliajn. 

 

"Erion Veliaj për këtë aferë ka kryer komunikime me disa ministri, - tha këlliçi. -  Këto faktojnë se ai është arkitekti dhe menaxheri i aferës së inceneratorit të Tiranës 

Siç u përmend dhe pak me parë, çuditërisht ne vendimin e javës se shkuar, prokurori i dosjes së inceneratorit të Tiranës ka pasur "amnezi" të theksuar dhe nuk ka mundur të shohë fakte dhe prova të pamohueshme, duke harruar kështu dhe mos përmendur emrin e Erion Veliajt në asnjëherë të vetme, në dosjen prej 109 faqesh.

 
 

Konkretisht, pas analizës që u kemi bërë akteve mëposhtme:


1- Vendimi i GJKKO i datës 28.07.2023 per vendosjen e masës se sekuestros per Inceneratorin e Tiranes. (Arben Kraja, Dritan Prençi)

2- Vendimi i GJKKO i dates 07.12.2023 per vendosien e masave te arrestit per Komisionin e Vlerësimit te Koncesionit dhe disa shtetas te tjerë, (Dritan Prençi)

3- Relacioni i kërkesës per dhënien e autorizimit nga Kuvendi per arrestimin e Arben Ahmetaj i dates 07.07.2023 ( Altin Dumani)

Kemi konstatuar mbylljen e syve të SPAK ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Rrethanat e faktit dhe analiza e provave fillojne ne faqen 3 te vendimit te dates 07.12.2023 dhe jane copy paste me vendimin e dates 28.07.2023 :

1- Bashkia Tirane me shkresen nr.22239 date 23.12.2015, ka njoftuar Ministrinë e Mjedisit se Bashkia Tirane se bashku me Korporatën Ndërkombëtare Financiare ( IFC) kane perfunduar studimin për përmirësimin e shërbimit dhe trajtimit te mbetjeve ne Qytetin e Tiranes dhe per mundesine e përfshirjes se sektorit privat nëpërmjet PPP

2- Me shkresen kthim pergjigje te Ministrise se Mjedisit, nr.1469 prot., date 03.03.2016 konfirmohet se midis stafeve teknike te dy institucioneve eshte arritur ne perfundimin qe kjo procedure te vazhdohet nga Ministria e Mjedisit duke propozuar ngritjen e grupeve te perbashketa te punes. Por, në vendimin e dhënë për Arben Ahmetaj konstatohet se Erion Veliaj per kete projekt nuk ka komunikuar vetem me Ministrine e Mjedisit por i eshte drejtuar dhe Ministrise se Financave dhe Ekonomise, citojme faqe 108:

‘Me shkresen nr.2657 prot date 28.01.2016 Kryetari i Bashkise Tirane, Erion Veliaj, i eshte adresuar Ministrit te Financave Shkelqim Cani me nje shkrese, me lende ‘Permiresimit te menaxhimit te mbetjeve urbane per qytetin e Tiranes’ ne te cilen parashtron se ‘Bashkia Tirane, ne vijim te permiresimit te sherbimit per menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve te qytetit te Tiranes, ka perfunduar studimin e fizibilitetit me IFC, per mundesine e perfshirjes se sektorit privat nepermjet PPP ne perputhje me ligjet ne fuqi, si dhe strategjine kombetare te menaxhimit te mbetjeve urbane kopje te se ciles do ta gjeni bashkelidhur.

Pozicioni strategjik i landfillit ekzistues si dhe nje sere faktoresh te tjere tekniko ekonomik dhe ambjentale perbejne nje baze mjaft te mire per zgjidhjen prespektive te aktivitetit te depozitimit dhe te menaxhimit te mbetjeve te qytetit te Tiranes. Opsioni i zgjerimit te landfillit te Sharres eshte vleresuar dhe nga ekspertet e JICA-se ne kuader te master planit te menaxhimit te mbetjeve per qytetin e Tiranes.

Bazuar ne sa me siper kerkohet miratim i MF per kete nisme, e cila do te siguroje nje sherbim cilesor dhe sipas standarteve evropiane per qytetaret dhe mjedisin ne Tirane... ‘ Bashkelidhur eshte projekti i menaxhimit te mbetjeve ne Tirane i nentorit 2015.’

Me shkresen nr. 1366/1 prot date 04.02.20216 te Ministrise se Financave, konkretisht Ministri Shkelqim Cani, i eshte drejtuar kryetarit te Bashkise Tirane, shtetasit Erion Veliaj me lende ‘Permiresimi i menaxhimit te mbetjeve Urbane per qytetin e Tiranes’ eshte parashtruar se: ... Nga shqyrtimi i praktikes konstatojme se ne shkresen e derguar kerkohet miratim i Ministrise se Financave referuar ligjit 135/2013 ‘Per koncensionet dhe partneritetin publik privat’ i ndryshuar, MF shqyrton kerkesen per mbeshtetje financiare vetem nese referuar studimit te fizibilitetit rezulton se projekti ka nevoje per mbeshtetje financiare.

Ne kete rast praktika i nenshtrohet parashikimeve dhe kerkesave te neneve 17 dhe 18 te VKM nr.575/2016 ‘Per miratimin e rregullave dhe vlersimin dhe dhenien me koncension/partneritet publik privat’ dhe vetem pas dergimit dhe vleresimit te te gjithe dokumentacionit te parashikuar ne nenin 19 te ketij akti nenligjor. Ne kete rast sugjerojme qe Bashkia e Tiranes te qartesoje dhe saktesoje nese projekti kerkon ose jo miratim ne baze te nenit 42 te ligjit nr 125/2013 ‘Per koncensionet dhe partneritetin publik privat’ i ndryshuar.

Ne faqen 110 te relacionit per Arben Ahmetaj Prokurori Dumani rendit se:

Me shkresen nr 8100 prot date 11.03.2016 Kryetari I Bashkise Tirane, shtetasi Erion Veliaj i ka derguar Ministrit te Financave Arben Ahmetaj, shkresen me lende ‘ Permiresimi i Menaxhimit te Mbetjeve Urbane per qytetin e Tiranes’. Ne permbajtje te shkreses parashtrohet se Bashkia Tirane, ne vijim te permiresimit te sherbimit per menaxhimin dhe trsjtimin e mbetjeve te qytetit te Tiranes, ne bashkepunim me IFC ka perfunduar studimin e fizibilitetit per mundesine e perfshirjes se sektorit privat nepermjet partneritetit publik privat, ne perputhje me ligjet ne fuqi, si dhe strategjine Kombetare te Menaxhimit te mbetjeve urbane, kopje te se ciles gjendet bashkelidhur.

Pozicioni strategjik i landillit ekzistues si dhe nje sere faktoresh te tjere tekniko-ekonomik dhe ambjental, perbejne nje baze mjaft te mire per zgjidhjen prespektive te aktivitetit te depozitimit dhe menaxhimit te mbetjeve te qytetit te Tiranes. Opsioni i zgjerimit te landfillit te Sharres eshte vleresuar dhe nga ekspertet e JICA-se ne kuader te master planit te menaxhimitte mbetjeve per qytetin e Tiranes. Bazuar ne sa me siper, kerkojme miratimin per kete nisme e cila do te siguroje nje sherbim cilesor dhe sipas standarteve evropiane per qytetaret e Tiranes.

Ne praktiken e Ministrise se Financave eshte administruar nje studim fizibiliteti, projekti i menaxhimit te mbetjeve ne Tirane i muajit mars 2016.
Me shkresen nr. 3787/1 prot date 12.04.2016 te nenshkruar nga Ministri I Financave Arben Ahmetaj, drejtuar kryetarit te Bashkise Tirane Erion Veliaj, parashtron nder te tjera se kerkesa per miratimin e mbeshtetjes buxhetore nuk eshte paraqitur ne zbatim te nenit 19 pika 3 e VKM nr.575/2013 dhe nuk eshte e shoqeruar me draft kontrate dhe pasqyrat financiare per dy vitet e meparshme te AK-se.

...Ne permbajtjen e studimit te fizibilitetit...nuk rezulton te kete nje argumentim te qarte ne lidhje me analizen e bere per arritjen ne konkluzion qe koncensioni/PPP eshte procedure me e favorshme se prokurimi publik...

Konstatojme se supozimet e bera ne seksionin 4.2.2 ‘Krahasuesi me sektorin publik jane te paargumentuara mjaftueshem me fakte dhe analiza sasiore konkrete gje qe nuk na lejojne te gjykojme drejt nese propozimi ne fjale eshte vertet i leverdisshem se sa metoda tradicionale e prokurimit publik’

...Duke ju referuar kendveshtrimit buxhetor shprehet se: …propozimi …mbart detyrimin e Bashkise Tirane per kryerjen e pagesave periodike vjetore ndaj koncensionit 5-6.3 milion euro, per 16 vjet. Nderkohe qe praktikat e meparshme te ngjashme me te, te paraqitura per trajtim ne MF ( psh propozimi per landfill-in e Durresit) nuk parashikonin nje mbeshtetje financiare direkte persa kohe qe keto lloj koncensionesh/ppp do te gjeneronin te ardhura te mjaftueshme. Ne keto kushte eshte e nevojshme qe Bashkia e Tiranes te sqaroje hollesiht se ku ndryshon ky propozim me implikime buxhetore nga te ngjashmit e tij te ketij lloji. Njekohesisht kerkojme qe kete propozim Bashkia e Tiranes te marre domosdoshmerisht edhe opinionet e Ministrise se Mjedisit, Ministrise se Zhvillimit urban dhe Ministrise se Transportit dhe Infrastruktures, te cilat duhet ti percjelle zyrtarisht bashke me propozimin e e ripunuar.

Me nje dokument te dates 08.02.2016 te nisur shtetasit Spiro Brumbulli, shef kabineti ne Ministrine e Financave, rezulton i depozituar nje dokument ne gjuhen angleze IFC me titull ‘Studim fizibilitetit te menaxhimit te landfillit Tirane’ ku parashikohen disa ndryshime qe mendohen per rritjen e sasise se mbetjeve.

Shihet qartë se dosja hetimore e përgatitur për Arben Ahmetajn, ka informacione më të detajuara që rëndojnë akuzën penale ndaj Erion Veliajt, por mungojnë në dosjen e inceneratorit të Tiranës!

Erion Veliaj per kete afere ka kryer disa komunikime te tjera shkresore dhe me Ministrine e Financave gjate kohes qe drejtohej nga Shkelqim Cani, e cila i ka kerkuar qe Bashkia Tirane te qartesoje mire kerkeset e ligjit 125/2013 i ndryshuar dhe akteve nen ligjore dhe i ka riperseritur keto kerkesa Copy Paste kur minister behet Arben Ahmetaj i cili i jep nje pergjigje me shteruese se dosja eshte me mangesi te thella dhe se Bashkia e Tiranes nuk ka asnje argument qe PPP eshte perzgjedhja e duhur dhe perse ky koncension duhet te kete mbeshtetje buxhetore nga qeveria.

Ne komunikimet shkresore mes MF dhe Bashkise Tirane, kjo e fundit cilesohet si Autoriteti Kontraktor qe po e bente kete propozim. 

Nderkohe rikthehemi tek shkresat e Belinda Ballukut dhe Arjan Bacit, te cilat serish sot po ja kalojme mediave, per te thyer censuren dhe per te bere publike keto akte te renda, te cilat faktojne se perfituesi kryesor, iniciatori, arkitekti dhe menaxheri i aferes me inceneratorin e Tiranes, eshte vete Erion Veliaj."

Image

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...