Endrit Braimllari nënkryetar i Partisë së Lirisë, i ftuar në Edicionin e Mesditës në Syri Tv, komentoi arrestimet e ndodhura në fundjavë që dërguan në burg 15 zyrtarë të bashkisë së Tiranës.
Braimllari u shpreh se nuk është i suprizuar nga dorëzimi i Taulant Tushaj para drejtësisë, nga vetë Veliaj, me qëllimin për të shpëtuar veten.
‘Kemi të bëjmë me një paralajmërim që kryeministri i dërgon Erion Veliajt’ , u shpreh Braimllari.
Kemi parë që ka një tendencë të përdorimit të dy standarteve në drejtësi përsa ju përket drejtuesve të lartë në Partinë Socialiste dhe kryesisht Erion Vleiajt.
Unë e kam paralajmëruar edhe më përpara dhe kryesisht në mbledhjet e Këshillit Bashkiak e kam thënë, madje ja kam thënë, drejtpërdrejt Veliajt se ai po përdor një skenar për të lëshuar shokun dhe bashkëpunëtorin e tij të vjetër Taulant Tusha për ta çuar atë përpara drejtësisë, për të shpëtuar veten e tij dhe kjo është një marrëveshje e tij për të mbrojtuar interesat e tij personale në Bashkinë e Tiranës.
Nga ana tjetër është e qartë që kemi të bëjmë me një paralajmërim që kryeministri ii dërgon Erio Veliajt, ku e paralajmëron mesa duket për herë të fundit.
Sepse arrestimet që ndodhën pasi mbaron Kongresi dhe një pjesë arrestohen sa dalin nga Kongresi, tregon qartë se është një mesazh i qartë i kryeminsitrit ndaj Erion Velisë.
Arrëstimet e bërë nuk sjellin drejtësi për qytetarët e tirnës, sepse ne kemi një tjetër çështje shumë të rëndësishme, atë të inceneratorëve, e cila është sfida e të quajturës drejtësia e re, për të dërguar përpara të akuzuarit drejtuesin më të lartë të shtetit, Erion Veliaj, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt.