Bushati: Pacipësi, avullojnë 40 milionë euro dhe kryeministri thotë se unë nuk jam llogaritar

E Enjte, 14 December 2023 22:43

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatorin Armela Ferko për të komentuar vjedhjen e shekullit me inceneratorët ishte analisti, Andi Bushati.

Bushati është shprehur se një vjedhje e tillë aq e madhe nuk ka ndodhur kurrë dhe se një kryeministër normal nuk mund të shprehet se nuk jam llogaritar që të di se ku janë zhdukur miliona euro. 

"Nëse drejtësia por dhe shoqëria pranon një vjedhje të tillë kolosale me logjikën që firmosësi kryesor nuk ka përgjegjësi atëherë i hap rrugën cilido kryeministër që të na vjedhë dhe qindarkën e fundit në xhep sepse ashtu ja sollën specialistët e ministrive.

Ne në Shqipëri e dimë se sado e modernizuar të jetë administrata jonë, urdhri vjen nga lart-poshtë pasi është vertikale dhe nuk mund që ju leu nga zemra disa specialistëve të krijojnë një incenerator në Tiranë dhe kryeministri ta firmosë me sy mbyllur.

 
 

Është skandaloze pasi gazetari e pyet për 60 milionë euro që janë dhënë për inceneratorin e Tiranës 40 prej tyre janë avulluar dhe personat që i kanë marrë janë në kërkim dhe ai shprehet se pse më pysni mua për këto gjera sepse nuk jam llogaritar.

Edhe grabitësi më i madh nuk e ka pacipësinë të thotë një argument të tillë dhe jo një lider ose kryeministër i një vendi."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...