Ambasadori gjerman: Duam një opozitë të fortë, parlamenti kontrollor i qeverisë

Saturday, 16 December 2023 21:44

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ishte i ftuari në podkastin ‘Inside Albania’ nga gazetarja Alice Taylor.

Diplomati Bergner u ndal edhe në ngjarjet e fundit të ndodhura në politikën shqiptare, ku prej javësh, seancat parlamentare kanë përfunduar në kaos për shkak të aksionit opozitar. 

‘Roli i partive, i Parlamentit si kontrollues i Qeverisë është shumë i rëndësishëm. Duam të shohim një opozitë të fortë që mund ta luajë këtë rol dhe të jetë kundërpeshë për Qeverinë.

Veçanërisht duhet një opozitë konstruktive, që mund të japë alternativa ndaj qëndrimeve të Qeverisë aty ku është e nevojshme, nëse ka probleme të tjera që duhen trajtuar në kuadër të qeverisjes.

Pra, të luajë rol konstruktiv. Kjo është ajo që duam të shohim. Ne si Qeveri gjermane natyrisht nuk do të ndërhyjmë në politikën shqiptare. Ne përkrahim demokracinë dhe duam që qytetarët dhe politikanët shqiptarë të marrin përgjegjësinë.
 

Do të ishte më mirë nëse opozita do të e fortë, që të ishte një kundërpeshë e vërtetë. Mendoj se kjo do të ishte mirë edhe për Qeverinë,’ përfundoi Bergner gjatë podkastit në Euronews.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...