Inceneratori/ Ekspertja e ekonomisë tallet me Veliajn: O njish, o artist, o grupi, ç’bën kështu mo se more veten në qafë, i paske dhënë...

Saturday, 16 December 2023 21:46

Brisida Shehaj, eksperte ekonomie, ka ironizuar sot Erion Veliajn për aferën e inceneratorëve, duke përdorur fjalët që Veliaj përdorte në fillimet e tij si kryebashkiak, kur dilte dhe “kujdesej” vetë edhe për posterat që ngjisnin fëmijët nëpër shtyllat e qytetit. 

Pas konferencës së Drejtuesit të këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ku ai ka publikuar pamje, se si Erion Veliaj përgënjeshtron veten në lidhje me inceneratorin inekzistent të Tiranës, Shehaj ka shpërndarë videon dhë pyet ironikisht Veliaj:

 
 
 

“O njish, o artist,o grupi, ç’bën kështu mo se more veten në qafë.( cit Veliaj). Me letra e dinim që ke bo si tka dash kokrra qejfit por ti i paske dhënë dhe gojës o grupi. Dhe ky do dorëzohet vetë”,- shkruan Brisida Shehaj në Facebook.

Image

 
 

Dy ditë më parë, Erion Veliaj deklaroi në një emision se nuk ishte ai që kishte kërkuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranë, por se bashkia Tiranë ishte vetëm një kliente e qeverisë. Por, në videon e shpërndarë nga Shehaj, Veliaj përgënjeshtron veten me zë dhe figurë teksa fliste në një mbledhje të Këshillit Bashkiak në muajin shtator të 2017.

Pra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në shtator të 2017 Veliaj e thotë me krenari se është ai që i ka kërkuar qeverisë inceneratorin e Tiranës, frymëzuar nga suksesi i inceneratorit të Elbasanit, madje e ka kërkuar për të gjithë Qarkun.

Po kështu, vetë Veliaj thotë se nuk do të ketë kosto shtesë për bashkinë e Tiranës, se ai tashmë ka shprehur angazhimin për bashkinë e Tiranës, dhe se angazhimi konkret i kostove do t’i paraqitet Këshillit Bashkiak sapo të jetë gati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...