Alibeaj, ushtari i Taulant Ballës nxiton të votohet burgosja e liderit të opozitës pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Hënë, 18 December 2023 12:58

Deputeti komanduar nga Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, ka këmbëngulur kundër kërkesëse e avokatit, Genc Gjokutaj, për të shtyrë seancën e Komisionit të Mandateve për imunitetin e Berishës derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Si ushtar i bindur i Taulant Ballës, Alibeaj ka qenë ndër më të zëshmit për të rrëzuar kërkesën e Gjokutajt.

 
 

Diskutimet

Gjokutaj (avokati i Berishës): Kemi një kërkesë paraprake. Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush. Sikurse ne do të provojmë me provat që kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në Kushtetuese është depozituar kërkesa në 14 dhjetor nga ⅕ e deputetëve për interpretimin e nenit 73/2 të Kushtetutës, përsa i takon çështjes së heqjes apo kufizimit të imunitetit të deputetit në çdo kohë, pa e kërkuar dhe pa e marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit. Kjo çështje ka filluar në muajin tetor dhe masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar direkt GJKKO-së. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance. 

 
 

Gjokutaj (avokati i Berishës): Kemi një kërkesë paraprake. Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush. Sikurse ne do të provojmë me provat që kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në Kushtetuese është depozituar kërkesa në 14 dhjetor nga ⅕ e deputetëve për interpretimin e nenit 73/2 të Kushtetutës, përsa i takon çështjes së heqjes apo kufizimit të imunitetit të deputetit në çdo kohë, pa e kërkuar dhe pa e marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit. Kjo çështje ka filluar në muajin tetor dhe masa e detyrimit për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar direkt GJKKO-së. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance. Ekziston mundësia që ju të jepni autorizimin dhe Kushtetuesja të mos e pranojë këtë vendimmarje dhe vjen një përplasje e madhe. Ne mendojmë se duhet ta pezulloni këtë seancë derisa Kushtetuesja të vendosë në lidhje me këtë kërkesë. Ftoj edhe Porokurinë të jetë dakord me kërkesën tonë. 

Lindita Nikolla: Nuk jemi në rastet e pezullimit të kësaj seance. As ju nuk parashtruar asnjë dispozitë. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar ende prokurorët. Mendoj se duhet të vijojmë me seancën. 

Enkelejd Alibeaj: Ju nuk duhet të nguteni të merrni një vendim që i takon gjithë Këshillit. Duke qenë se është kërkesë paraprake, e udhës është që të trajtohet me respektin maksimal. Kam një pyetje për avokatin: kuptoj që ju kërkoni të pezullohet ose shtyhet kjo seancë meqë është paraqitur një kërkesë në Kushtetuese. Kërkesa e paraqitur nga deputetët ka për objekt të vetin pezullimin e procedurave parlamentare për kërkesën e SPAK për këtë çështje, apo i përket vendimeve të mara nga gjykata më parë. 

Gjokutaj: Ky komision duhet ta shtyjë derisa të shprehet Kushtetuesja. Ju duhet të shpreheni me një vendim të anëtarëve nëse e pranoni kërkesën tonë. Nëse ju e rrëzoni shpejt, deri pasdite do të bindeni që kemi të drejtë. 

Bledi Cuçi: Nuk ka asnjë bazë ligjore procedurale për të kërkuar këtë pezullim. Ju e shprehët vetë që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Po shoh kërkesën tuaj që keni bërë në Kushtetuese dhe këtu nuk kërkoni pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit. Nuk ka asnjë kusht ligjor dhe arsye për ta pezulluar këtë proces.

Enkelejd Alibeaj: Bazuar në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Parlamentit, do të kishte bazë një kërkesë për ta pezulluar deri në pritje të vendimit të Kushtetueses nëse do të kishte një kërkesë për pezullim. Kushtetuesja në këto procedura është e epërme, edhe mbi Kuvendin. Deri më sot nuk ka një vendim të Kushtetueses për të pezulluar këtë procedurë parlamentare për dhënien e autorizimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...