Berisha: Sot kërkohet nga ne një kthesë! Të dalim në shesh me betimin se jetën e japim, votën nuk e japim!

Hënë, 18 December 2023 13:43

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka marrë fjalën përpara qindra mbështetësve të mbledhur në një protestë përpara Kryesisë së Kuvendit, aty ku mazhoranca socialiste vazhdon presion mbi kundërshtarët e saj politikë dhe Këshilli i Mandateve po shqyrton tashmë edhe dhënien e autorizimit SPAK-ut për të shtuar masën e sigurisë ndaj Kryetarit të PD.

Berisha tha: "Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje historike që shënuan studentët liberatorë me 8 dhjetor të vitit 1990.

Sot, me këtë miting, shënoni atë ngjarje historike që shënuan një grusht i vogël demokratësh dhe demokratesh, që u mblodhën në shtatorin e vitit 1997 te selia e tyre, në protestë për të dëshmuar se ata ishin të gjallë dhe të pamposhtur. Sot nuk jemi 30, as 50, por qindra herë më shumë. Por sot ne jemi në mision të njëjtë.

Në shtator të vitit 1997, PD-në në Shqipëri dhe në botë, më të shumtit e menduan se ajo përfundoi në arkivat, kalendat e historisë. Por ata u gabuam.

 
 

Asokohe njëlloj si tani, një prokuror politik, xhelat i Sigurimit të Shtetit, akuzoi Sali Berishën për krime kundër njerëzimit dhe parlamenti i hoqi imunitetin, 8 muaj para se Haga të akuzonte Sllobodan Millosheviçin. 

Asokohe menduan se erdhi revanshi i etërve për të shuar idealet e lirisë së shqiptarëve. Por gabuan! 

Ne e nisëm me 30 në oborrin e selisë, u bëmë 300, u bëmë 3000, u bëmë 30.000 dhe 300.000 dhe u kthyem me votën në pushtet. 

U kthyem me votën e lirë në pushtet sepse ata 30 qytetarë që erdhën në oborrin e PD, ishin 30 luftëtarë lirie, se ata 300 qytetarë që u bashkuan me ta, ishin 300 luftëtarë lirie!

Luftëtarët e lirisë nuk ka forcë në botë që i mposht. Ata janë, me bekimin e zotit, fitimtarë dhe vetëm fitimtarë. U ndala në këtë moment edhe për një arsye tjetër, për t’u thënë se as unë, as ata që ishin në oborr atë ditë, asnjëri nuk po protestonte për Sali Berishën, të gjithë po protestonin për idealet e lirisë, idealet e lirisë, më të lartat e njeriut.

Edhe sot jemi këtu për idealet e lirisë, jemi këtu në një kthesë që na fton historia. Jemi këtu në një betim që kërkon e sotmja dhe e ardhmja jonë. Jemi këtu për t’i komunikuar Edi Ramës, këtij armiku të egër të qenies shqiptare se je i dënuar përjetë për shkak të votës së shqiptarëve.

Se, Edi Rama, ti je xhelati, nip xhelati, ke vite që sillesh si xhelat me votën e shqiptarëve, ke vite që shqiptarët votojnë dhe ti nxjerr hanxharët e krimit dhe bandave për të ekzekutuar votën e tyre.

Edi Rama, ke vite që për karrigen tënde, nuk njeh ligj, nuk njeh moral, nuk njeh normë, nuk njeh standard, duke besuar se demokratët i shtype, duke besuar se hakmarrja e egër e etërve të tu xhelatë, po bie mbi ta.

Edi Rama, të ka ardhur fundi. Të garantoj se kurrë më, votën e shqiptarëve nuk do guxosh ta prekësh!

Pra, çfarë kërkohet nga ne sot? Kërkohet një kthesë, një kthesë në të cilën ne duhet të dalim në shesh mejdani si burra dhe gra të betuara për liri, luftëtarë lirie. Duhet të dalim me betimin se jetën e japim, votën nuk e japim.

Duhet të dalim me betimin se një armik, më i egri në historinë e qenies së shqiptarëve, që përzuri në 10 vite, 1.3 milionë shqiptarë dhe sot regjistrimi tregon se kanë mbetur në Shqipëri vetëm 1.5 milionë shqiptarë. Do përgjigjet gjer në një!"

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...