Berisha: Sot në parlament, dy larot mercenarë të Edi Ramës janë dëshmia më flagrante e shtetit monist

Hënë, 18 December 2023 17:51

"Edi Rama, është fundi yt, mblidhu dhe struku ku të duash!" - Me këtë thirrje, iu drejtua, lideri i opozitës, Sali Berisha, Kryeministrit Edi Rama, nga protesta që opozita zhvilloi sot përpara Kryesisë së Kuvendit.

"Pak javë më parë të paralajmërova se ajo që po shihje në parlament, ajo mosbindje e deputetëve të PD, ishte vetëm fillimi, - theksoi Berisha. - Do të shohësh ti mosbindjen e këtyre luftëtarëve të lirisë. Gjej skutë ku të futesh, gjej vrimë miu ku të futesh! 

Avoketërit e diktaturës do t’u thonë se po luftoni për interesat personale të Sali Berishës. U thoni këtyre mjeranëve se ju jeni lëpirës të diktaturës dhe në njëfarë mënyrë gjakpirës të këtij populli. Por Sali Berisha po lufton dhe do luftojë gjer në ditën e fundit të jetës së tij për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dhe së bashku me ju për fitoren e idealeve të tyre demokratike.

Në vitin 1997, ishte vit dramatik.

 
 

Askush në botë nuk na kthente sytë. Ne kishim besim te e drejta, ne kishim besim te ajo që mbronim dhe nuk u lëkundëm, nuk u tutëm, nuk u tërhoqëm, por kaluam nga protesta e përditshme në mosbindje civile. Kaluam, i vumë përpara dhe në fakt në vitin 2001 fituam zgjedhjet, na i grabitën.

Edi Rama mos provo më se votën nuk ta falim kurrë. Ke marrë fund!

Pra, sot është ditë kthese e madhe, për të gjithë ju që jeni këtu, por edhe për ata të cilët me shpirt dhe zemër do ishin këtu me ne, por e kanë pasur të pamundur të vijnë.

Sot ne hapim një kapitull të ri në historinë e lirisë së kombit shqiptar, kapitullin e betejës pa kthim drejt regjimit që po shkatërron qenien tonë, drejt regjimit që ka grabitur votën tonë, drejt regjimit që po mohon të drejtat bazë kushtetuese të përfaqësuesve tuaj në parlament, drejt regjimit që ka krijuar instrumente identike represive si ato të diktaturës komuniste.

Çfarë ndodh tani në parlament?

Tani në parlament, dy laro, mercenarë të Edi Ramës, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën privimin e lirisë ndaj meje, tani jo që nuk tërhiqen, por si eprorë të parlamentit për shkak të porosive të Edi Ramës, vijnë të rëndojnë masat ndaj meje.

Kjo është dëshmia më flagrante e një shteti monist, ku parlamenti, prokuroria, policia, ushtria, shërbimi informativ, janë në duart e një njeriu, kontrollohen nga një njeri.

Ju duket i fortë ai? Jo, është kalbësirë. Ne që zvarritëm bustin, do e kërrejmë nga pushteti."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...