Avokati, Mëngjesi çmonton prokurorët e SPAK: Po aludoni me termat, keni shkelur Nenin 73, 21 dhe 28 të Kushtetutës

Hënë, 18 December 2023 17:52

Avokati, Sokol Mëngjesi në fjalën e tij shtjelluese të mbajtur përpara Komisionit të Mandateve është shprehur se kërkesa e prokurorëve të SPAK është anti-kushtetues pasi janë shkelur disa nene të rëndësishme si ai i 73 pika 3 e kushtetutës dhe neni 21 dhe 38 sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut por dhe imunitetit të deputetit.

Mëngjesi ndër të tjera ka risjellë në vëmendje vendimin e kuvendit në rastin e Tahirit ku u miratua masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit dhe paraqitja në policinë gjyqësore sipas kërkesës së gjykatës.  

 

Fjala:

Neni 73 Pika 3 e Kushtetutës përcakton qartë: Në rast se për një deputet është vendosur masa e arrestit, prokurori njofton kuvendin, i cili kur konstaton se nuk ka vend për procedim heq masën. kuvendi ka pushtet kushtetues për të anulluar vendimet e sistemit të drejtësisë për masa sigurie.

 
 

Neni 73 paragrafi 2 e përcakton qartë ku: Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.

Në lidhje me shprehje se ose ti hiqet liria në çdo lloj forme duhet të theksojmë se Kushtetuta është e qartë, kreu dy i kushtetutës ka titullin : Lirinë dhe të drejtat vetjake dhe në nenin 21e në vijim parashikohen këto liri dhe në nenin 38 paragrafi dy citohet se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë vendit, dhe kjo liri i është hequr e gjitha zotit Berisha dhe minimalisht kemi një heqje të plotë të lirisë.

Termi ose ti hiqet liria në çfarëdo lloj  forme nuk nënkupton në asnjë rast vetëm caktimin e masave arrest në shtëpi dhe arrest në burg për arsye se nëse do të nevojitej autorizimi i kuvendit vetëm për këto dy masa shtrënguese nuk do të kishte kuptim shprehja ose ti hiqet liria në çdo lloj forme.

Duke e specifikuar për këtë garanci për deputeti n me shprehjen më supreme në çfarëdolloj forme nuk mund të ketë aludim për ngatërrim të dy termat heqje apo kufizim lirie. në çdo rast kushtetuta i ka barazuar këtë lloj termesh në nenin 27 paragrafi i parë citohet: Askujt nuk mund ti hiqet liria.

Në paragrafin e dytë ku specifikon rastet përjashtimore të paragrafit të parë shprehet: Liria e personit nuk mund të kufizohet.

Është  kaq i qartë ku përkufizim saqë ka qenë evident për organin e akuzës për gjykatën në rastin e Tahirit ku është dhënë autorizim nga kuvendi i Shqipërisë që specifikohet që jepet autorizimi për të vendosur masën shtrënguese të heqjes së lirisë në ndalimin e daljes, detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore në kuptim të shkronjave A,B,C të Nenin 232 të kodit të procedurës penale./ SYRI.NET/

Modifikuar më Hënë, 18 December 2023 17:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...