Sot, më 21 dhjetor ora 9:00, opozita në protestë para Parlamentit

E Enjte, 21 December 2023 08:43

Opozita shqiptare zbret të enjten para Kuvendit me thirrjen "O SOT, O KURRË!", në përpjekje për të ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt diktaturës dhe shpëtuar Shqipërinë nga një regjim që orkestron drejtësine në goditjen e kundërshtarit politik. 

Aksioni opozitar vijon si qëndresë ndaj vjedhjes së zgjedhjeve të 14 majit, instrumentalizimin e drejtësisë në favor të familjes kryeministrore, zaptimin e Parlamentit duke asgjesuar ndarjen e pushteteve, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe shpopullimin dramatik të vendit. 

 

Opozita ka paralajmeruar mosbindje civile me të gjitha metodat që parashikojnë manualet ndërkombëtare të rezistencës.

Përpjekja për të burgosur liderin e opozitës duke shkelur Kushtetutën është akti i fundit për asgjesimin e pluralizmit dhe rruga drejt një opozite të emëruar nga pushteti dhe të kushtëzuar nga dosjet e drejtësisë së ‘re’.

Login to post comments