I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu foli për aksionin e opozitës mbas urdhrit politik të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, për të arrestuar kryedemokratin Sali Berisha.
Balliu theksoi se nuk është habi goditja e kryedemokratit Sali Berisha nga SPAK me urdhër të Ramës, pasi është i vetmi që i kall datën mazhorancës dhe qeverisë.
Sipas shefit organizativ, ‘nqs deri dje ne aksionin e nisnim nga koncepti që ‘të bëjmë kujdes se Shqipëria po rreshket në diktaturë’, sot aksioni duhet të nisë nga koncepti që ‘Shqipëria është në diktaturë’.
Balliu: Për kryetarin e PD-së, për ne demokratët nuk është habi, mbase për të tjerët mund të jetë por personalisht nuk habitem që është sulmuar nga kjo qeveri pasi është sot i vetmi që i kall datën kësaj mazhorance dhe kësaj qeverie.
Është një lëvizje për të pasur një lloj organizimi më efektiv është në kuadër edhe të zgjerimit dhe hapjes së PD-së.
Nqs deri dje ne aksionin e nisnim nga koncepti që ‘të bëjmë kujdes se Shqipëria po rreshket në diktaturë’, sot aksioni duhet të nisë nga koncepti që ‘Shqipëria është në diktaturë’. Janë dy gjëra shumë të ndryshme.
Nga ky aspekt mendoj se aksioni opozitar do të jetë shumë herë më i vrullshëm, shumë herë më i fortë dhe shumë herë më i vështirë.
Ata që e kanë bindje aksionin e tyre ata që qëndrojnë për interes parimor, nuk i ndryshon aktet dhe planet e tyre.
E vetmja gjë që ka mbetur sot është mbledhja e forumeve të PD-së, sqarimi me ta dhe nisja e një aksioni nga koncepti që sot Shqipëria është në diktaturë.
Kur arrestohet kryetari i opozitës, kur sulmohet opozita në këtë mënyrë, kur vidhet dhe nuk ndodh asgjë, se SPAK dakord por pse nuk bën gjë për Olta Xhaçkën, për Erion Veliajn, i cili ishte një person që kur erdhi në pushtet nuk deklaronte asnjë shtëpi dhe 2 javë pasi u bë ministër bëri një dasëm 500 mijë euro. Ky SPAK-u do nisi ndonjë hetim për këtë çështje apo për paratë që ka sot ai?