I hetoi kur ishte në detyrë, një grup kriminal plan për vrasjen e Gledis Nanos

Premte, 22 December 2023 19:19

Një informacion ka rënë në dorën e Policisë, lidhur me një grup që kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Sipas burimeve, mësohet se një grup i rrezikshëm, të cilin Nano e hetoi kur ishte kreu i anti-terrorit, kishte planifikuar eliminimin e tij.

Ngjarja mësohet se është regjistruar rreth 3 muaj më parë.

Gledis Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia lidhur me këtë ngjarje dhe madje ndaj Nanos e familjes së tij nuk janë shtuar masat mbrojtëse nga policia. /EuroNews

Modifikuar më Premte, 22 December 2023 19:21
Login to post comments