Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një video-mesazh nga mbledhja e kryesisë së demokratëve.
“Rama, burimi i të ligave”, shkruan Berisha.
“Edi Rama është në llojin e tij një hajdut dhe diktator.
Por problemi më themelor është sepse ai ka arritur t’u konfiskojë votën e lirë shqiptarëve dhe pikërisht me këtë mekanizëm ka vrarë masivisht shpresën te qytetarët shqiptarë.
Ka shkaktuar largimin e tyre më të madh në histori nga vendi.
Në asnjë rrethanë ne nuk do zmbrapsemi.
Duhet ta konceptojmë betejën tonë pa kthim si një betejë të atyre që guxojnë dhe ju garantoj se ata që guxojnë janë shumë herë më shumë nga ç’mund të mendojmë ne,” deklaroi kreu demokrat në mbledhjen e kryesisë.