Berisha: Veliaj do të vjedhë edhe 12 mln euro me inceneratorin, punonjësit na ndihmuan me dokumentet!

E Enjte, 28 December 2023 13:25

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në vazhdën e paraqitjes së fakteve të reja lidhur me vjedhjen qeveritare të miliona eurove nëpërmjet inceneratorit të Tiranës, ka zbuluar para medieve një detaj jo pak të rëndësishëm,

"Shfrytëzoj rastin, - tha ai, -  për të falenderuar me mirënjohje të gjithë ata punonjës të administratës të cilët na ndihmuan të ishim sot të saktë para jush. Sepse siç e shihni, gjë më bizare se kjo, kjo do të thotë se nuk na mjaftoi vjedhja prej 12 milionë, por duhet të vjedhim 24 milionë. Dhe garantoj ata punonjës të përgjegjshëm se burimi ruhet dhe do ruhet në mënyrë absolute në çdo rast.

Por kjo që ju patë dhe dëgjuat, kur u lexua, sigurisht nuk mund të dilej dhe paraqitej para jush pa bërë verifikim të plotë, sepse del jashtë çdo lloj imagjinate.

Pra, qeveria jep 12 milionë- dhe ai është ligj parlamentar dhe në kontratë ky është fondi që duhet paguar- por Skapi është i kapur- nga ana tjetër, Erion Veliaj do të vjedhë 12 milionë të tjera.

 
 

Kjo është e paimagjinueshme. Por është e imagjinueshme kur mburojë e vjedhjes qeveritare, mburojë e patundur e vjedhjes qeveritare qëndron Skapi i partisë.

Ndaj të dashur qytetarë, ne i sjellim këto para jush që të bëheni ju prokurori publik i këtyre vjedhjeve të tmerrshme qeveri-bashki-Skap."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...