Berisha: Arben Kraja dhe Dritan Prençi u shndërruan në mburojë të Erion Veliajt në konflikt flagrant interesi

E Enjte, 28 December 2023 13:27

Lideri i opozitës, Sali Berisha, edhe sot kur pritet të jepet një masë më e ashpër sigurie ndaj tij nga GJKKO, heqja e lirisë, nuk e ka ndalur denoncimin e aferës së inceneratorëve, vjedhjes qeveritare më të madhe të shekullit siç e ka cilësuar si edhe amnistinë që i ka bërë SPAK-u, dy personave kyç që e ideuan dhe vazhdojnë të përfitojnë miliona prej asaj skeme, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë shtypi së bashku me Belind Këlliçin, ish-kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e fundit vendore, Berisha tha: "Edhe njëherë, asgjë nuk do të ndalojë dot, nuk do të ndërpresë dot vullnetin e hekurt, vendosmërinë e PD-së për të denoncuar para medieve dhe shqiptarëve, amnistinë e shekullit që Skapi i partisë i ka bërë vjedhjes së shekullit, vjedhjes së shekullit me firmëtarë kryesorë Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliajn, Artur Metanin, Gjiknur dhe kompani." 

"Nuk ka akt më kriminal pas vjedhjes së shekullit se sa amnistia e shekullit, - theksoi Berisha. - Kjo përbën aktin më cinik, dhunën më të egër ligjore, shkelmimin më të rëndë të parimeve të së drejtës, kur për një vjedhje që gjer sot është 130 milionë euro dhe që në kontratë shkon 1 miliard euro, pasi hetohet vite e stërvite, arrestohen si përgjegjës për Bashkinë e Tiranës, dy drejtorë, të cilët në çdo të drejtë po t’i gjykosh, janë gjysmëfajtorë, gjysmë pa faj.

Janë fajtorë, nuk ka diskutim, sepse kanë votuar në Komisionin e Dhënies me Partneritet Publik-Privat të 8 pikëve për kompaninë që nuk ekziston.

 
 

Ata kanë firmosur por them gjysmë për gjysmë, pasi ata kanë një meritë, sepse publikisht kanë denoncuar pamundësinë e Bashkisë së Tiranës për të financuar vjedhjen e shekullit, inceneratorin e Tiranës, gjë të cilën, bosi i tyre Erion Veliaj e ka marrë përsipër me firmën dhe vulën e tij.

Sot në këtë kuadër jemi këtu për të denoncuar një akt tjetër skandaloz në vjedhjen e shekullit.

Në një kohë kur Edi Rama, për sipërmarrjen e tij me qeverinë organizatë kriminalë, vendos në buxhetin e votuar për 5 minuta, 12 milionë euro për djegësin e Tiranës, Erion Veliaj vendos shumën tjetër për të mbushur xhepat në buxhetin e bashkisë.

Dhe për këtë zoti Belind Këlliçi, i cili de facto me dokumente të pakundërshtueshme po i bën gjyqin publik Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë eksponentëve kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Po i bën gjyqin publik Arben Krajës, këtij ish-xhelati të policisë sekretë shqiptare dhe prokurorit të lidhur këmbë e kokë me Zoton dhe McGonigal, Dritan Prençi, të cilët janë autorët e amnistisë së Erion Veliajt.

Që të dy në konfliktin më flagrant të interesit, pasi u shndërruan në mburojë të Erion Veliajt për vite e vite, ish-xhelati, oficer i Sigurimit të Shtetit Arben Kraja, u kujtua të lajë duart me dosjen dy javë para se dosja të shkonte në gjykatë.

Dhe Kraja e bëri këtë se mori 1 milion apo e bëri këtë se kishte nipin dhe mbesën në sqetullat e erion Veliajt, atë nuk mund ta them.
Kurse Dritan Prençi ishte i lidhur këmbë e krye me Zoton, por njëkohësisht i lidhur me famëziun McGonigal, pra me grupin e strukturuar kriminal Rama-McGonigal-Neza dhe Duçka.

Sot, zoti Këlliçi sjell fakt tronditës. I ka kapur në flagrancë me vjedhjen e fundit në djegësin e Tiranës."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...