Ali Ahmeti: Talat Xhaferri do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

E Enjte, 28 December 2023 23:20

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është përzgjedhur si personazh i vitit sipas emisionit “Opinion”.

Arsyeja është premtimi i mbajtur se Maqedonia e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar. E kështu pritet të ndodhë më 28 Janar të vitit të ardhshëm. 

I ftuar në studio, Ahmeti bëri me dije se kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut do të jetë komandant Talat Xhaferi, i cili është ndërkohë kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

 

Blendi Fevziu: Kur do e kemi kryeministrin shqiptar? 

Ali Ahmeti: Më 28 Janar.

Blendi Fevziu: Dhe kush do jetë?

Ali Ahmeti: Talat Xhaferi.

Blendi Fevziu: Talat Xhaferi? Komandant Talat Xhaferi?

Ali Ahmeti: Komandant Talat Xhaferi.

Blendi Fevziu: Maqedonisë do t’i vesh për kryeministër një komandant të UÇK-së?

Ali Ahmeti: UÇK ka nënshkruar marrëveshje me NATO-n në 2001 që demobilizohet dhe uniforma e UÇK-së mbetet monument i kujtesës historike, e ka çdo ushtar, me një garancë të fuqishme që nuk do të keqpërdoret…

Blendi Fevziu: Ndërsa Talati do të mbetet monument i aktualitetit?

Ali Ahmeti: Talati më 28 Janar votohet nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut për kryeministër që do të drejtojë qeverinë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...