‘SPAK s’ka prova’/ Shkullaku: Procesi i kurdisur për të denigruar figurën e Sali Berishës

E Enjte, 28 December 2023 23:22
I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, gazetari Armand Shkullaku ka ngritur alarmin se një pushtet i ndarë si ai i drejtësisë së re është bërë brekë e b*thë me pushtetin.

 

Sipas Shkullakut, gjithë procesi ishte kurdisur për të degraduar dhe denigruar figurën e Sali Berishës, pasi SPAK nuk ka pasur prova për ti paraqitur në parlament. 

Shkullaku: Detyra ime e parë është të ngre sinjalin e alarmit kur shoh që një pushtet i ndarë shkrihet dhe bëhet brekë e bythë me pushtetin. Mua kjo më shqetëson dhe për mua kjo është kambanë alarmi për të gjithë. Nuk ka rrezik më të madh për një shoqëri kur drejtësia bëhet pjesë e paradhomës së pushetit dhe merr urdhra nga pushteti.

Ne meremi te rasti se si duhet të vepronte Sali Berisha.

Çfarë i kushtonte kësaj drejtësie të re ta çonte në parlament dhe ta bënte si njerëzit, autorizim për kufizimin e lirisë për deputetin Sali Berisha siç e bëri për Saimir Tahirin. Detyrim paraqitje, dorëzim i pasaportës, merr autorizim nga parlamenti dhe zoti Berisha do të ishte i detyruar ta zbatonte.

Zoti Berisha deklaroi se nqs parlamenti e autorizon këtë kufizim të lirisë time unë do ta zbatoj.

Këta nuk e bënë, pse nuk e bënë? E para për të treguar se këta janë të aftë për të degjeneruar çdo kundërshtar politik të Edi Ramës dhe e dyta në rast se do shkonin në parlament do të duhej të paraqisnin provat për akuzën që kanë ngritur dhe ne akoma nuk e dimë se kush janë këto prova.

Çfarë do i kushtonte drejtësisë së re që një gjyqtare e cila është shkarkuar nga zoti Berisha ta zëvendësonin me një gjyqtare tjetër.

Gjithë procesi ishte kurdisur për të degraduar dhe denigruar figurën e Sali Berishës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...