EMRAT/ Ilir Beqaj në aferë të re, si zhvateshin para përmes projekteve të BE dhe si fshihej pasuria

Premte, 29 December 2023 23:06

Hesapet e Ilir Beqjes me drejtësinë nuk kanë të mbaruar. Përveç aferës me koncensionin e sterilizimit, për të cilën ai është nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, një tjetër aferë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.  

Lapsi.al mëson se Gjykata e Posaçme ka miratuar vendimin për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve për disa zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), institucion i cili drejtohej nga Ilir Beqaj deri në fund të nëntorit. Po kështu kontrolle janë kryer edhe në ambientet dhe selitë e disa kompanive të tjera, që dyshohen si të lidhura me ish-ministrin e Shëndetësisë.

Kontrollet e BKH për Ilir Beqajn dhe njerëzit e tij

 
 

Konkretisht është miratuar kontroll banese me vendim gjykate për shtetasit Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani. Po për këta shtetas është miratuar edhe kontrolli i automjeteve të tyre. Siç mëson Lapsi.al , personi kyç që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Ilir Beqajt, është shtetasi Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor. Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij. Madje edhe automjeti personal që përdor Ilir Beqaj, rezulton në emër të Ermal Kurtulaj si një pasuri e dyshuar e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Akuzat për të cilat dyshohen

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

Skema e përfitimit

SPAK thotë se shtetasi Ermal Kurtulaj ka kryer veprimtari të paligjshme nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit material, si dhe është përfshirë në veprime korruptive për qëllime të përfitimit.

Sipas hetimeve paraprake të SPAK, dyshohet se kjo skemë është përdorur në të paktën 7 raste nga shtetasi Ermal Kurtulaj. Vlerat e këtyre faturave përllogaritet në qindra mijëra euro. Për dokumentimin e kësaj veprimtarie, SPAK ka kryer përgjime telefonike dhe ambientale të njerëzve të afërt të Beqajt. Në bisedat e përgjuara njerëzit e Beqes herë komunikonin me kode dhe disa herë krejt të shpenguar.

Beqaj çonte para në ish-restorantin e tij, të cilin e kontrollonte me vartësin Ermal Kurtulaj

Në skemën korruptive figuron e përfshirë edhe kompania ‘Albanian Food and Hospitality Lab’, emri tregtar i së cilës është restorant ‘Gzona’ në Kalanë e Tiranës. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj.

Edhe pas largimit të tyre nga ky biznes de jure, SPAK ka provuar se çifti i bashkëshortëve vijonte të kishte kontrollin përmes personave të tjerë si Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga. Madje, për shumë dreka e darka me delegacione të huaj, agjencia që drejtonte Ilir Beqaj ka kryer disa pagesa në këtë restorant.

Nga përgjimet e SPAK rezulton se administratori de fakto i restorant ‘Gzona’ ishte pikërsisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt në SASPAC. Mësohet se SPAK ka kapur Ilir Beqajn duke komunikuar me sekserin e tij Ermal Kurtulaj përmes telefonit të shtetasit, Arben Dani, i cili është shoferi i ish-ministrit.

BKH mësyn në SASPAC

Mëngjesi i kësaj të enjte ishte i pazakontë për punonjësit e SASPAC. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore për rreth 12 orë kanë kontrolluar zyrat dhe kanë marrë qindra dokumente për procedura të ndryshme të SASPAC, kanë marrë në pyetje disa punonjës, si dhe kanë sekuestruar celularë e kompjutera të ndryshëm.

BKH mësyn në disa kompani

Siç është raportuar më herët gjatë ditës, por edhe sipas burimeve të Lapsi.al gjykata ka lejuar kontrollet e zyrave dhe selive të kompanive: ‘Curri Group’, ‘Delta Holding’, ‘Farmed Antibiotics’, ‘Delta Pharma’, ‘Delta Med’, ‘Gzona Restorant’ dhe Shoqata Good Health. Përmes këtij rrjeti kompanish dhe personave që përmenden në këtë dosje, dyshohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka fshehur pasuri të tij dhe ka bërë korrupsion duke shpërdoruar detyrën. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen hetimet më tej për këtë dosje dhe nëse do të ketë të arrestuar apo jo. Nëse këto akuza do të provohen nga SPAK, i bie që Ilir Beqaj s’kishte hequr dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me detyrën edhe pasi u bë drejtues i SASPAC ndërkohë që kishte një aferë tjetër gjigante të hapur me drejtësinë si ajo për koncensionin e sterilizimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...