Sfidat e opozitës në ditët e fundit të vitit 2023, Balliu: Të fokusohemi te qytetarët, jemi me taksat më të larta në rajon

Premte, 29 December 2023 23:08

I ftuar në ‘SYRI TV’ me moderatorin Edvin Parruca, shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu foli për sfidat e opozitës në ditët e fundit të vitit 2023.

 
Vendimi i Edi Ramës, nëpërmjet Gjykatës së Lartë, për të mbajtur ende zvarrë deri në zgjedhjet e ardhshme çështjen e vulës së Partisë Demokratike, tregon qartazi situatën kaotike që po kalon politika në vendin tonë.
 
Balliu u shpreh se kjo situatë është një ‘hall’ i përbashkët i të gjithë qytetarëve, pasi opozita është e demokracisë dhe kushdo që e do demokracinë duhet të ruajë opozitën.

Deklarata e tij: “Unë mendoj që ky vit s’ka më asnjë ndryshim nga viti që kaluam, drogë, krim mungesë drejtësie dhunë e banalite. 

Nga kjo pikëpmaje është shumë e trishtë dhe nga kjo pikëpamje dhe shumë të tjera është keqardhje e madhe për ne si shoqëri se pavarësisht nga ajo që ne themi, fjala që nuk do të përmendet shpesh do të jetë qytetarët.

Kjo do të them se janë diskutuar një mijë e një gjëra po për problemet e qytetarëve nuk është folur. Pra për hallet e tyre nuk është folur, mediat janë marrë gjithë kohës se çfarë po bën opozita me urdhër të Edi Ramës, nuk ka asnjë vëmendje për vjedhjet e qeverisë.

 
 

Këto ditë të fundvitit ku në çdo vend të botës ju do të shikoni emisione ekonomike që flasin se si janë sot dhe sa mundësi ekonomike kanë qytetarët të kalojnë vitin e ri, këtu tek ne nuk ka.

Këtu sot për të marrë një gjel deti për fundvit duhet të marrësh një kredi të butë, domethënë në këtë aspekt mendoj që është një dështim i të gjithëve ne, të gjithë shoqërisë pasi nuk arritëm të vëmë  në fokus problemet dhe hallet e qytetarëve, ato ekonomike.

Kjo do të thotë që edhe kur flasim për tentativën e vjedhjes së vulës apo të opozitës, është një problem i të gjithë qytetarëve, pasi opozita është e demokracisë dhe kushdo që do demokraci duhet ta ruajë opozitën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...