'Një vetëvrasje si vrasje e paralajmëruar dhe narko-banditët me uniformë'

Diel, 07 Janar 2024 01:50

Lideri i opozitës Sali Berisha, nën arrest, ka përcjellë me trishtim lajmin për vetëvrasjen e znj. Bedrie Loka, e cila la pas katër fëmijë, për të cilët ishte përkujdesur me mund e pothuajse e vetme gjatë 23 vjetëve e deri ditën e fundit të jetës.

Berisha ka drejtuar gishtin e akuzës pa asnjë hezitim, mbi segmentet e korruptuara të Policisë së Shtetit, “narko-banditët me uniformë”, që e shpërfillën denoncimin dhe dhimbjen e saj tek iu kërkoi mbrojtje. Berisha e përforcoi më shumë këtë akuzë se ky rast nuk është i pari, por se të tjera vajza e gra e kanë humbur jetën pikërisht pse nuk kanë gjetur mbështetje nga shteti i tyre.   

Ai shkroi në Fb: “Të dashur miq, një nënë me katër fëmijë i dha fund jetës në mënyrë tragjike pas rëndimit të gjendjes së saj psikologjike nga sulmet shqetësuese që i bëheshin në TikTok nga anonimë mizorë.

Ajo prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje nga këto sulme, te narko-banditë me uniformë, por natyrisht kërkesa e saj ishte shpërfillur me cinizëm në pafundësi. Por ky është vetëm krimi i shëmtuar i radhës ndaj femrës shqiptare.

Janë jo një, por disa gra të cilat edhe pasi kanë marrë mbrojtje me vendim gjykate kanë rënë viktimë e plumbave apo thikave të kriminelëve ndaj të cilëve kishin kërkuar mbrojtje.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën e vrasësve edhe bashkëpunimin e banditëve me uniformë me vrasësit,” nënvizoi Sali Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...